Kampionati i tenisit për veteranë fiton Kadri Arapi
TIRANë- Kadri Arapi fitoi për të dytin vit radhazi kampionatin kombëtar për veteranët në tenis. Në turneun e zhvilluar në fushat e Federatës Shqiptare të Tenisit, Arapi mposhti 2-0 në finale Arjan Shanajn, duke marrë edhe trofeun. 6-1, 6-3 ishin dy setet e këtij takimi.
Në kampionatin e këtij viti morën pjesë 24 tenistë, të moshës mbi 40 vjeç. Turneu u zhvillua për katër ditë me sistem eliminimi dhe në finale shkuan Shanaj e Arapi, që dominuan ndaj rivalëve të tyre. Sporti i tenisit është nga më të përhapurit në botë dhe vitet e fundit ka nisur që të marrë përmasa të mëdha edhe në Shqipëri, ndërsa aktivitetet janë kthyer në të përvitshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)