Fushë Krujë, 6 makina përfshihen në aksident 3 të plagosur rëndë
FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. 6 makina janë përfshirë në këtë aksident, ndërsa 3 persona janë plagosur rëndë.
Fillimisht është përplasur një makinë me një trajler, i cili transportonte lëndë ndërtimi, kollë. Pas përplasjes lënda është derdhur dhe ka shkaktuar edhe përplasjen e 4 mjeteve të tjera. Të plagosurit rëndë në këtë aksident janë transportuar menjëherë drejt spitalit Ushtarak. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqe të tjera të aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë brenda një dite në aksin Vorë-Fushë Krujë. Në mesditë dy autobusa me targa maqedonase u përplasën me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e 6 personave.
(m.a/BalkanWeb)