Belgjikë, shpërthimi në qendër të qytetit Liege, 20 të plagosur

Belgjikë, 27 janar NOA - Vazhdojnë ende
përpjekjet nga zjarrfikësit për nxjerrjen nga rrënojat e ndërtesës pesëkatëshe,
të dëmtuar mbrëmë në qendër të qytetit Liege në Belgjikë, pas një shpërthim
të fuqishëm, shkaktuar ndoshta nga një
rrjedhje gazi, tha zëdhënësi i policisë lokale.
Sipas një vlerësimi paraprak, bëhet fjalë për 20
të plagosur, ndërmjet të cilëve në disa në gjendje të rëndë.
Dy ditë më parë një tjetër shpërthim ndodhi në rrugën kryesore të Rue Leopard,
në po këtë qytet, ku u dëmtuan disa
godina, disa prej të cilave rrezikojnë të shemben.