Jones: Kundër ndarjes, pro integrimit të Veriut

Prishtinë, 28 janar, NOA Kosova nuk është
një rajon për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin ndarjen
apo ndonjë skenar të jashtëzakonshëm ndaj tij. Një fakt të tillë e ka pohuar
gjatë një interviste, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe janë të
angazhuara në integritetin e saj territorial.
Më tej, Jones ka vënë në dukje faktin se Shtetet
e Bashkuara mbështesin integrimin e veriut në institucionet e Kosovës dhe janë
të mendimit se është e rëndësishme për Prishtinën ta bëjë popullatën serbe që
jeton në pjesën veriore të Kosovës të ndihet pjesë e saj dhe të investojë në
prosperitetin e kësaj republike të re.
Sipas zv/ndihmës-sekretarit amerikan të
Shtetit, paraqitet gjithashtu në interes të Beogradit, që të punojë me njerëzit
që jetojnë në atë rajon të gjejnë zgjidhje praktike për të përmirësuar standardin
e tyre për një jetë më të begatë.
n.e/NOA