Obama në fjalimin vjetor: Lufta në Irak mbaroi, amerikanët të kthehen në shtëpi

Uashington, 28 janar, NOA Lufta në Irak është
drejt përfundimit të saj dhe të gjithë trupat ushtarake amerikane që ndodhen
atje, së shpejti do të kthehen në Amerikë.
Një fakt të tillë e ka bërë publikisht me dijeni presidenti i Shteteve të
Bashkuara, Barak Obama gjatë fjalimit të tij të parë vjetor mbajtur në
Kongresin amerikan për gjendjen aktuale në vend.
Sipas tij, të gjitha trupat luftarake do të
tërhiqen nga Iraku deri në fund të gushtit, siç është planifikuar dhe se
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përkrahin qeverinë irakiane gjatë
zgjedhjeve të ardhshme.
Ndërsa po luftojmë Al Kaedën, kemi
përgjegjësinë që Irakun tia lëmë popullit të tij. Si kandidat, premtova se do
ti jap fund kësaj lufte dhe kjo është ajo që po bëj si president. Të gjitha
trupat tona luftarake do të kthehen deri në fund të gushtit. Ne do ta
mbështesim qeverinë irakiane dhe do të vazhdojmë të jemi partner me popullin
irakian për të promovuar paqe dhe stabilitet rajonal, tha Obama lidhur me një
fakt të tillë.
Ndërsa lidhur me problemet aktuale të SHBA-ve
presidenti Obama se nuk ka qenë asnjëherë më optimist për të ardhmen e vendit të
tij dhe se demokratët e republikanët duhet të punojnë së bashku për të zgjidhur
problemet ekzistuese.
"Përballemi me sfida të mëdha dhe të vështira.
Ajo që shpreson populli amerikan dhe ajo që meriton ai është për të gjithë ne
demokratët dhe republikanët të punojmë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona për
të dalë mbi peshën mpirëse të politikës", u shpreh ai mbi një fakt të tillë.
n.e/NOA