E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Vit i vështirë, por nuk dorëzohemi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka mbajtur mbrëmjen e së mërkurës fjalimin e tij të parë mbi gjendjen e vendit, ku është mbështetur kryesisht tek sektori ekonomik, financat, reforma e shëndetësisë, etj. Në këtë fjalim, në një vjetorin e detyrës si president i SHBA-së, Obama tha se Amerika është në një test historik . Demokracia në një vend me 300 milionë njerëz, mund të jete e zhurmeshme, e rrëmujshme dhe e komplikuar , dhe kur ju përpiqeni të bëni gjëra të mëdha dhe ndryshime të mëdha, mund të dalin në pah edhe kundrshtime -vijoi më tej Obama. "
"është shumë e rëndësishme që ne t'u përgjigjemi detyrave që na jep koha dhe historia. Populli ynë ka kaluar shumë tragjedi si përshembull Luftën Civile apo kohën e Depresionit të Madh në vitet 30', ka thënë ai. "Por më duhet të them se më e këqja ka kaluar, kështu që unë nuk kam qenë ndonjëherë më shumë se sa tani i mbushur me shpresa për të ardhmen e ndritur të vendit tim", shtoi Obama. "Ne jemi një popull që nuk di të dorëzohet. Kështu që së bashku, jam i sigurtë që do të arrijmë shumë objektiva të rëndësishëm. Por pavarsisht kësaj ka shumë shenja të shkatërrimit të sistemit ekonomik. Ka shumë njerëz të inatosur dhe të lodhur, por ne të paktën reaguam. Por pavarësisht ndasive në këtë moment demokratët dhe republikanët duhet që të jenë së bashku për tu përballur me çdo llojë vështirësie. Kriza ekonomike që përjetoi vendi ynë ishte një njollë e zezë në historinë e Amerikës", tha Obama ndër të tjera, por siguroi se administrata Obama do të investojë të gjitha mundësitë njerëziore për të krijuar mundësi punësimi për 2 milionë amerikanë të papunë. Ai propozoi që bizneseve të vogla dhe të mesme tu ulen taksat gradualisht në nivele minimale në mënyrë që ato të kenë mundësi për të punësuar sa më shumë të papunë. Presidenti amerikan tha se punësimi do të jetë fokusi kryesor dhe numër 1 i administratës amerikane për vitin 2010.
Përsa i përket ndryshimeve klimaterike Obama pohoi se SHBA duhet që të nxisë përdorimin e enegjisë diellore, pasi kjo është një gjëja më e mirë për ekonominë e vendit .
Përsa i përket reformës së shëndetësisë, Obama i bëri thirrje dhe e nxiti Kongresin Amerikan që të mos e mohojë Reformën e Shëndetësisë. Obama përmendi gjatë fjalimit të tij edhe çështjen e Afganistanit, për të cilën tha se është një çështje e nxehtë. Megjithatë Obama shprehu besimin se Amerika do të ketë sukses në misionine saj në këtë vend. Një problem tjetër i madh -sipas Obamës është edhe përdorimi i armëve bërthamore dhe ky është rreziku më i madh që i kanoset popullit amerikan. "Unë i bëj thirrje Kongresit amerikan dhe ushtrisë që të shfuqizojë dhe të anulojë ligjin që ju mohon të drejtën amerikanëve homoseksualë që të shërbejnë për vendin të cilën aq shumë e duan dhe pjesë e të cilit ata janë", tha Obama.
Ndërkaq pas fjalimit të Obamës, kanë mbërritur menjëherë edhe reagimet nga republikanët. Guvernatori Bob McDonnell, tha se premtimet dhe deklaratat e Obamës nuk janë jashtë përmasave dhe se qeveria federale po përpiqet të bëjë shumë. për disa pika të diskutimit , republikanët thanë se ato janë të paqëndrueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›