Talebanët: Konferenca e Londrës humbje kohe
Kabul, 28 Janar NOA - Konferenca ndërkombëtare
e Londrës në Afganistan, e cila mbahet nesër sipas një deklarate të lëshuar nga
talibanët është një "humbje kohe". Guerilasit talibanë kanë përsëritur
se nuk kanë ndër mend të negociojnë para tërheqjes së forcave ndërkombëtare.
Janë mbajtur shumë konferenca të ngjashme,
por asnjë nuk ka zgjidhur problemet në Afganistan: e njëjta gjë do të jetë dhe
kjo e Londrës, - thuhet në deklaratë.
Zgjidhja e vetme, - përfundon deklarata, -
është largimi i menjëhershëm i të gjitha trupave pushtuese.
Ndërkohë bëhet e ditur se vazhdojnë tentativat
për të gjetur një zgjidhje diplomatike politike të konfliktit.
Përfaqësuesi Special i Shtëpisë së Bardhë në
Afganistan dhe Pakistan, Richard Holbrooke, në prag të Konferencës së Londrës
deklaroi se SHBA mbështet planin e "riintegrimit" përgatitur nga
qeveria e presidentin afgan Hamid Karzai.
Karzai do të paraqesë nesër detajet e planit,
drejtuar të gjithë atyre që nuk mbështesin militantët e Al Kaidës.
a.k/e.r/NOA