Fjalimi i Barak Obamës në 1 vjetorin e detyrës si president i SHBA-së

Amerika është në një test historik . është shumë e rëndësishme që ne t'u përgjigjemi detyrave që na jep koha dhe historia. Populli ynë ka kaluar shumë tragjedi si përshembull Luftën Civile apo kohën e Depresionit të Madh në vitet 30'. Por më duhet të them se më e këqja ka kaluar. Kështu që unë nuk kam qenë ndonjëherë më shumë se sa tani i mbushur me shpresa për të ardhmen e ndritur të vendit tim. Ne jemi një popull që nuk din të dorëzohet. Kështu që së bashku jam i sigurtë që do të arrijmë shumë objektiva të rëndësishëm. Por pavarsisht kësaj ka shumë shenja të shkatërrimit të sistemit ekonomik. Ka shumë njerëz të inatosur dhe të lodhur, por ne të paktën reaguam. Por pavarsisht ndasive në këtë moment demokratët dhe republikanët duhet që të jenë së bashku për tu përballur me çdo llojë vështirësie. Kriza ekonomike që përjetoi vendi ynë ishte një njollë e zezë në historinë e Amerikës. Falimentimi i bankave tregoi qartësisht kalbëzimin e sistemit financiar. Ne do të investojmë të gjitha mundësitë tona njerëziore për të krijuar mundësi punësimi për 2 milionë amerikanë të papunë. Të paktën deri në fundin e vitit do të përpiqemi maksimalisht për të punësuar 1,5 milionë persona. Unë propozojë që administrata jonë të marrë 30 miliardë dollarë nga bankat e ëall Street në mënyrë që ky capital të përdoret për rigjenerimin e bizneseve të vogla. Gjithashtu unë propozojë që bizneseve të vogla dhe të mesme tu ulen taksat gradualisht në nivele minimale në mënyrë që ato të kenë mundësi për të punësuar sa më shumë të papun. Shumë njerëz të papunë në Tampa apo Florida do të kenë mundësinë që të ripunësohen në një agjenci trenash ekspres, ky projekt është themeluar nga kompania "Recovery Act".
Punësimi do të jetë fokusi kryesor dhe numër 1 i administratës amerikane për vitin 2010. Unë nxis si dhomën e Senatit edhe atë të kongresit që të më paraqesin sa më shpejt të jetë e mundur një projekt të ri për të rritur punësimin në mbarë Amerikën. Shumë njerëz po përpiqen që të vrasin reformën e financës. Por administrate jonë nuk duhet që ta lejojë një veprim të tillë absolutisht. Në rast se fatura që do të propozohet për reformnë financiare nuk do të jetë një shumë e kënaqshme dhe efektive, atëhere unë po iu them se do ta kthej atë faturë mbrapsht.
Përsa i përket ndryshimeve klimaterike mund të pohoi se SHBA duhet që të nxisë përdorimin e enegjisë diellore, pasi kjo është një gjëja më e mirë për ekonominë e vendit tonë. Sepse ai vend që do të dijë të menagjojë përdorimin e energjisë së pastër ose diellore do të jetë edhe vendi lider në fushën ekonomike. Unë ju njoftoj se në 5 vitet e ardhshme administrata jonë do të ketë për qëllim dyfishimin e mallrave të eksportit. Kjo rritje do të jetë një mbështetje e fuqishme për një tjetër qëllim që unë paraqita më sipër i cili është punësimi i dy milionë amerikanëve të papunë. Por që të arrihet ky objektiv duhet me patjetër që organizata e "Iniciativës Kombëtare të Fermerëve" të ndihmojë fermerët dhe bizneset e vogla që të rrisin eksportet e tyre. Gjithashtu organizata e mësipërme duhet që të reformojë kontrollin duke përdorur instrumentet e njësive të ndryshme sigurisë kombëtare. Duhet që të ketë edhe një ndërgjegjësim përsa i përket përdorimit korrekt dhe të sigurtë të fuqisë bërthamore. Ky plan përdorimi korrekt duhet të vëzhgohet edhe nga anëtarët e Partisë Republikane. Tani më duhet të pohoi se unë nuk e kam propozuar Reformën e Shëndetësisë pasi nuk është një politikë që fal marketing politik. Kështu që i bëj thirrje dhe e nxis Kongresin amerikan që të mos e mohojë Reformën e Shëndetësisë, sidomos jo tani, pasi jemi kaq afër realizimit të kësaj reforme. Le të gjejmë të gjithë së bashku dhe ta përfundojmë me sukses këtë objektiv në të mirë të Amerikës.
Gjithashtu unë propozojë që për fëmjët të ulen 2-fish taksat e shëndetit. Unë e propozova 1 trilion dollarët që të shpëtohej ekonomia amerikane, por kjo shumë është duke u bllokuar nga disa nisma qeveritare. Por më duhet të njoftoj që tani e mprapa administratat joë nuk do të vazhdojë që të ulë taksat për kompanitë e naftës, pasi këto ulje taksash shkaktojnë një humbje në ekonominë amerikane deri në 250 milionë dollarë, kjo është diçka që ne nuk mund ta përballojmë. Ne që këtë vit do të ndërtojmë një komision dypartiak i cili do të ketë përgjegjësinë që të reduktojë defiçitet financiare të SHBA-së. Ne po përballemi me truste ekonomike që po përjetojnë defiçite në balance e tyre, një fenomen i cili nuk ka ndodhur që nga koha e Depresionit të Madh. Unë propozoj që dhoma e Kongresit të krijojë një uebsajt elektronik ku të jepen të dhëna të qarta në mënyrë që çdo qytetar amerikan të shohë sesi shpenzohen paratë e tij. Gjatë javës së kaluar në shtetin e Massachusets u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme për shkak të vdekjes së senatorit Ted Kenedi. Pavarsisht skenareve të ndryshme ne duhet që të gjithë të qeverisim së bashku në një mënyrë sa më efiçente. Afganistani është një çështje e nxehtë. Do të ketë shumë ditë të vështirë në të ardhmen. Por unë kam besim se ne do të kemi sukses në misionin tonë në këtë vend. Një problem tjetër i madh është edhe përdorimi i armëve bërthamore dhe ky është rreziku më i madh që i kanoset popullit amerikan. Unë i bëj thirrje Kongresit amerikan dhe ushtrisë qëtë shfuqizojë dhe të anullojë ligjin që ju mohon të drejtën amerikanëve homoseksualë që të shërbejnë për vendin të cilën aq shumë e duan dhe pjesë e të cilit ata janë.
Demokracia e një shtet i cili ka 300 milion qytetarë, mund të ketë shumë probleme dhe trazira momentale. Kur dikush dëshiron që të bëj gjëra të mëdha, atëhere veprimet e tuaja mund të duhen por edhe të urrehen. Mund të them se politika e amdiministratës sonë ka qenë një politike me rezultate, pasi kjo administrate ka patur shpirtin e vendosmërisë dhe të optimizimit. Dhe ky shpirt na frymëzon që ne të ecim përpara. Kështu që unë ju bëj një thirrje amerikanëve që të kapin tempin e kohës, dhe të luftojnë për endrrën e ardhmërisë që në mënyrë që të forcohet i gjithë kombi ynë.