E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bell: Shqipëria, larg krizës financiare

Bankat në Shqipëri nuk ndjekin të njëjtin model si të bankave në SHBA dhe BE, e në këtë mënyrë janë larg kërcënimit të falimentimit. Ky është qëndrimi i shefit të misionit të FMN-së për Shqipëri, Gerwin Bell, i cili shtoi se, Banka e Shqipërisë ka punuar mjaft mirë për ta mënjanuar krizën financiare që po pllakos gjysmën e botës. Megjithatë, Bell tha se në këtë situatë nevojitet vigjilencë më e madhe, jo vetëm nga Banka Qendrore, por edhe nga qeveria. Për sa i takon rishikimit të mandatit, shefi i Misionit tha se, "FMN është gati për një shtyrje të afatit, jo me kushtet që aplikohen tani dhe jo me kohëzgjatje 3 vjet. Vendimi i qeverisë bëhet akoma dhe më i vështirë në një kohë kur situata ekonomike në botë po shkon drejt përkeqësimit dhe një mbështetje e FMN-së do të ishte tepër e nevojshme".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›