Berluskoni "aktiv" për Serxho Ramos
Milani vazhdon të ngulmojë për të blerë Serxho Ramos. Për të realizuar transferimin e mbrojtësit të Realit të Madridit, në aksion është hedhur edhe vetë Silvio Berluskoni. Sipas spekulimeve nga Spanja, presidenti i kuqezinjve, i cili e vlerëson së tepërmi futbollistin, po diskuton personalisht me drejtuesin e madrilenëve, Ramon Kalderon. Lojtari, që gjatë verës u shpall kampion Evrope, nuk përfitoi rritjen e rrogës dhe kjo bëri që ai të vlerësojë alternativa të tjera jashtë Spanjës. Megjithatë, problemi më i madh mbetet çmimi i kartonit të mbrojtësit, i cili është i papërballueshëm për italianët.