Fullani dhe Bode, në SHBA me FMN
Dy krerët më të lartë të institucioneve financiare në vend, ministri i Financave dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, pritet të zhvillojnë takimin e radhës me FMN-në, në Uashington të SHBA-së. Thelbi i diskutimit do të jetë marrëveshja që vendi ynë kë me FMN-në, lidhur me treguesit buxhetor, situata ekonomike dhe niveli i varfërisë. Takimi konsiderohet tepër i rëndësishëm për vet faktin se zhvillohet në një situatë aspak të qetë ekonomike që po kalon e mbarë bota, por edhe sepse FMN-ja ndodhet në muajt e fundit të mandatit, dhe se qeveria shqiptare duhet të vendosë apo shtyrjen e misionit të saj në Shqipëri. Në takim për palën tjetër marrin pjesë zv/drejtori i FMN-së, Portugal, shefi i Misionit, Bell, si dhe përfaqësuesja e përhershme në Tiranë, Westin.