E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Problemi i Nanos, jo kundershtaret por miqte e tij"

Ish-kryeministri, njeheresh anetar i kryesise se Partise Socialiste, Pandeli Majko, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", shprehet per zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke shprehur domosdoshmerine e nje ndryshimi ne vend, sipas risise se sjelle ne SHBA nga Presidenti i ri Barak Obama, Majko shprehet i sigurt se Rama do ta udheheqe PS dhe te majten, ne fitoren e sigurt. Per te, PS nuk ka humbur asnje vote nga 2005, perkundrazi ka shtuar shume, nderkohe qe e djathta ka humbur dhe po perballet me kuotat me te uleta politike. Njeheresh ai nuk ka kaluar pa komentuar marredheniet me LSI-ne, duke i cilesuar veprimet e saj me te fundit, si nje nervozizem parazgjedhor. Majko pranon se do te kete kater pole politike ne vend, dy te majta dhe dy te djathta, ku me te favorizuar sheh te majten, pasi tre pole sipas tij kerkojne largimin e Berishes. Por nuk ka kaluar pa permendur ish-kryesocialistin Nano, i cili sipas tij eshte nje vlere e shtuar ne PS, ku kjo parti eshte shtepia e tij dhe s'ka nevoje per ftese. Por, nje sugjerim ka per te, shpesh problemi i tij me i madh, nuk jane kundershtaret e tij, por miqte e tij. Ish-kryeministri ka komentuar dhe ligjin e "Dosjeve", keqqeverisjen e PD, MSA-ne si dhe vonesat ne pajisjen me karta identiteti.

Eshte bere nje paralelizim nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, midis fituesit te zgjedhjeve ne Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, ndryshimin qe ai percolli dhe me zgjedhjet qe do te vijne per Shqiperine. Pra qe Partia Socialiste eshte ajo qe duhet, per te bere ndryshimin e madh. Si e vleresoni ju kete?

Eshte fakt qe publiku shqiptar eshte mjaft i ndjeshem karshi "teknologjise amerikane", te menyres se si zhvillohen ngjarjet ne SHBA. Tek e fundit, personalisht ndihem i kenaqur qe kjo ndodh pikerisht keshtu, sepse nuk mund te jete i pashpjegueshem fakti qe shqiptaret ndihen afer nje shteti, i cili te pakten dekaden e fundit, eshte shfaqur publikisht si miku me strategjik dhe me i afert i shqiptareve dhe i Shqiperise. Keshtu qe, nga ky kendveshtrim mendoj se paralelizime te tilla, nuk duhen pare si dicka e cuditshme, pavaresisht se behet fjale per struktura te ndryshme shoqerore, nese mund te flasim me fjale te pergjithshme, qofte per sa i perket nivelit te zhvillimit politik, qofte per sa i perket nivelit te zhvillimit ekonomik, qofte per sa i perket kushteve te caktuara te historise se vet, ne te cilat ndodhet SHBA. Por, principi baze mbi te cilen shpesh zhvillohet politika e zgjedhjeve, sidomos ne situata krizash, principi i ndryshimit mbetet ai me domethenesi. Pra, Shqiperia ka se cfare reflekton ne zgjedhjet qe po vijne, pikerisht mbeshtetur tek faktori i ndryshimit, ndryshimit te nje status-quoje, e cila ne nje menyre apo per nje tjeter po behet mbytese per shoqerine shqiptare, per marredheniet e saj me vetveten, le ta quajme nje revolucion te munguar brenda politikes shqiptare. E cila ende nuk po kap ritmin e marredhenieve, te cilat ekzistojne tanime ne nivele te tjera te biznesit, apo te veprimtarise sociale, nepermjet aktivitetit privat ne shoqerine shqiptare. Keshtu qe, ky disnivel, i cili ekziston midis pushtetmbajtesve dhe atyre mbi te cilet ushtrohet pushteti, ne nje menyre apo ne nje tjeter, po ngre normalisht tezen e ndryshimit te kesaj situate. Keshtu qe, paralelja e kerkeses per ndryshim, midis asaj se cfare po ndodh ne Shtetet e Bashkuara, si princip, e pare kjo ne kendveshtrimin e zgjedhjeve qe po vijne ne Shqiperi, nuk besoj se mund te konsiderohet e cuditshme. Ne te kundert, mendoj qe cilado opozite do ta merrte kete motiv, pra motivin e ndryshimit si nje logjike te natyrshme, per ato cfare po vijne perballe zgjedhesve shqiptare.

Sa shanse ka te fitoje Partia Socialiste zgjedhjet dhe e majta ne teresi, e drejtuar nga Edi Rama?

Ne ditet me te keqija qe ka pasur Partia Socialiste, flas per kalimin e saj ne opozite, pra ne vitin 2005, numri i votuesve qe votuan per te majten ka qene me i madh se sa ai qe ka votuar per te djathten. Me ato qe kane ndodhur ne Shqiperi, nuk besoj se ka ndodhur nje erozion, pra te jene larguar votues nga e majta ne drejtim te se djathtes, por ne te kundert, kam pershtypjen se e djathta me kater vitet e veta ne pushtet, te pakten ka hyre ne krize pothuajse te pariparueshme me dy shtresat e veta sociale. E para me shtresen e ish-pronareve dhe e dyta me shtresen e ish-te perndjekurve. E djathta ka ende nje debat te paqarte lidhur me principet qe ajo ka ndertuar dhe po nderton veten. Ajo qe dua te theksoj eshte fakti se ne kater pole, te cilat do te krijohen, gjasa qe do te krijohen ne zgjedhjet qe po vijne, vetem poli qe drejtohet nga Partia Demokratike do te orientoje konceptin e vazhdimesise me te njejtin kryeminister dhe pak a shume me te njejten fytyre qeverise. Kurse tre polet e tjera, dy te majta dhe nje e djathte, kam pershtypjen qe e kane bere te qarte se, ndryshimi fillon me largimin e zotit Berisha nga pushtetit. Fitoren e Rames dhe te se majtes ne kete moment kaq te vecante ne historine e vendit tim, e meritojne njerezit me shprese dhe qe meritojne me shume se koha me mjegull qe jetojme.

Ju me lart krahasuat votat ne 2005 qe Partia Socialiste ka marre me shume. Kemi nje situate po prape te njejte ku opozita eshte e percare. Sa do te perdoren keto vota qe do t'i jepen Levizjes Socialiste te Integrim, per t'i bashkuar sebashku me Partine Socialiste per te krijuar nje qeveri te majte?

Percarja e opozites me teper i dedikohet shpesh fjalorit te renduar qe eshte aktivizuar vitin e fundit, per arsye nga me te ndryshmet. Por te mos harrojme se eshte edhe nje "percarje" normale per arsyen e thjeshte se, kemi te bejme me parti te ndryshme, te cilat po kerkojne edhe ne sistemin e ri politik te ndryshuar me Kushtetute, te gjejne nje pozicion. Me sistemin aktual politik dhe te zgjedhjeve, qe eshte formuluar, qofte ne Kushtetute, qofte ne zgjedhje, sensi i koalicioni eshte i nje natyre te tille, i cili nuk ka te beje me bashkime te natyrave te zgjedhjeve te meparshme dhe cdo votues do te votoje nje here dhe do te votoje per partine qe deshiron. Madje do te votoje per nje parti, duke e shmangur logjiken qe do te votonte edhe per individin si edhe me pare. Keshtu qe, nga ky kendveshtrim, mendoj se ajo qe mund te diskutohet si problem brenda marredhenieve te se majtes eshte krijimi i nje perceptimi te qarte tek te gjitha shtresat, sidomos tek ato te lekundurat, pavaresisht debateve qe funksionojne shpesh ne menyre te natyrshme, sepse jane parti te ndryshme, megjithese jane brenda nje spektri. Pra, pavaresisht debateve per histori nga me te ndryshmet, sic e thashe edhe pak me lart, logjika e qeverisjes te se majtes eshte ajo qe do ta beje te qenesishme voten, qofte per Partine Socialiste, qofte kjo per nje parti tjeter. Gjithsesi, pavaresisht se une qe po flas, jam i interesuar qe cdo vote te shkoje tek Partia Socialiste, kjo s'do te thote qe dikush tjeter qe mund te votoje per nje parti tjeter te majte, te akuzohet se po ben ndonje tradhti te madhe. Per mua eshte e rendesishme qe vota te mos shkoje djathtas.

Kemi pare ditet e fundit se Levizja Socialiste per Integrim ka bashkuar votat me Partine Demokratike, per te rrezuar buxhetin e Tiranes. A mos eshte ky nje paralajmerim per Partine Socialiste se, nese nuk i ploteson kerkesat e saj ajo mund te bashkoje votat me Partine Demokratike, sic edhe ka bere?

Me teper se sa nje paralajmerim eshte nje nervozizem parazgjedhor, eshte nje moment pak delikat para zgjedhjeve te 2009. Ku sic e thashe pak me larte, ka ndryshuar sistemi politik, gje e cila ka bere qe cdo parti te shikoje, nuk po them me panik, por edhe me nje lloj shqetesimi, menyren se si do te mbledhe votat perballe nje votuesi, i cili gjithsesi do te jete i orientuar mbi bazen e dy blloqeve kryesore, i majte dhe i djathte. Ky nervozizem sigurisht eshte shprehur edhe ne votimin e Keshillit Bashkiak. Nuk them qe nuk eshte shqetesuese, por mendoj se kjo lidhet edhe me situaten parazgjedhore. Ajo qe eshte e rendesishme te ritheksoj eshte fakti qe histori te tilla, ne fund te fundit koston e kane te perbashket. I takon gjithsecilit qe ta mendoje mire, jo njehere, por disa here, faktin se si e perjetojne votuesit e majte ne opozite dhe nje pjese e tyre ne mes te kater rrugeve, kete histori, e cila ka edhe pjesen e vet cinike.

Pak kohe me pare ka filluar procesi i shperndarjes se kartave te identitetit dhe pasaportave te reja. Por Partia Socialiste ka kritikuar qeverine per menyren se si ajo po menaxhon kete proces, per nivelin jo te larte te ritmit te shperndarjes se tyre. Sa mundesi ka qe ne zgjedhjet e ketij viti, te hyjme me karta identiteti dhe nese te ky proces nuk do te jemi te gjithe te pajisur, opozita mund t'i bojkotoje zgjedhjet?

Ajo qe eshte e rendesishme te kuptohet ne shqetesimin e te gjithe opozites eshte fakti qe ketu po diskutohet e drejta e votes. Ne baze te Kodit te ri Zgjedhor, nese nuk ke pasaporte per udhetim jashte shtetit ose karte identiteti, nuk mund te votosh. Pasi logjika e perdorimit te certifikatave, per fat te mire ka marre fund njehere e pergjithmone. Por ana tjeter e problemit eshte se kane mbetur me pak se gjashte muaj nga dita e zgjedhjeve, qe njerezit te pajisen me dokumente, pjesa me e madhe e tyre. E kam fjalen per karten e identitetit, qe ka te beje direkt me te drejten e tyre per te votuar. Ritmi me te cilin po shperndahen kartat e identitetit ne Tirane dhe ne ato rrethe qe ka filluar, eshte realisht shqetesues. Eshte shqetesues jo thjesht per ta thene kete ne formen e te berit politike nga ana opozitare, por eshte shqetesuese edhe ne sensin me matematik te fjales. Kane mbetur me pak se 160 dite dhe ne keto dite te numerimit se prapthi, jo thjesht te qeverise se zotit Berisha, por edhe plotesimit te gjithe kritereve per te votuar, pajisja me karta identiteti eshte problemi me i madh. Askush per momentin nuk e ka te qarte, qofte edhe nepermjet nje buletini javor, qe mund te dale nga qeveria apo nga kompania qe e ka marre persiper shperndarjen e kartave te identitetit, se sa eshte afersisht numri i qytetareve qe pajisen me kartat e identitet, per te fituar te drejten e tyre te votes. Me nje logjike te thjeshte, nese kjo histori do te vazhdoje deri diku ne disa koordinata te corganizuara qe vihet re ne vendimet e qeverise te vonuara, ne kthimet prapa nga me te cuditshmet, per te ngaterruar me shume se sa per te zgjidhur pune ne marredheniet me kompanine qe po merret me pergatitjen e kartave te identiteti, mendoj se qe tani mund te ngrihet nje dyshim i rendesishem per probleme ne diten e zgjedhjeve. E kam fjalen per mospasjen e te drejtes se votes, ne diten e zgjedhjeve. Keshtu qe, ky eshte nje shqetesim qe eshte shprehur nga opozita, kerkohen teknika te venies ne pune te administrates, te nje bashkepunimi shume te ngushte me kompanine qe po merret me shperndarjen e kartave te identitetit dhe ky nuk eshte nje shqetesim burokratik. Po e perseris, ky nuk eshte nje shqetesim teknik qe vjen nga ana e opozites per te bere nje deklarate, per te konsumuar te qenit ne opozite ne keto dite qe kane mbetur perpara zgjedhjeve. Ky mbase per momentin perben shqetesimin me themelor, i cili mund te duket paksa anesor tani qe po flasim ne muajin janar, por qe pas 2-3 muajsh mund te kthehet ne nje histori krize pothuajse te pazgjidhshme.

Nese nuk realizohet i gjithe procesi i pajisjes se qytetareve me karta identiteti, opozita do te zgjedhe bojkotin?

Dita e zgjedhjeve eshte deklaruar dhe do te ishte ironike te diskutohej e kunderta tani. Ajo qe diskutohet eshte qe qeveria te beje detyren e vet.

Po nese nuk plotesohen?

Jane dhene te gjitha garancite qofte nga kompania, qofte nga qeveria, te cilat jane pergjegjeset kryesore per kete histori, per te pajisur dhe per t'u dhene te drejten e votes qytetareve shqiptare. Mendoj qe me nje organizim dhe me nje vullnet ne kete ceshtje, kjo eshte plotesisht e zgjidhshme.

Partia Socialiste ka deklaruar dy dite me pare se ne ritmet qe po ecet, qeveria shqiptare do te pajisi me karta identiteti 800 mije shqiptare...?

Kjo eshte nje kembane e cila thelbin e vet e ka matematike, ritmi qe ka filluar eshte i tille. Por thirrja nuk eshte thjesht per te ngritur nje alarm politik, thirrja eshte qe ritmi duhet te shkoje drejt rritjes dhe jo drejt kesaj status-quoje, qe ekziston aktualisht. Mendoj se mbase mund te kete nje lloj mirekuptimi per situaten fillestare te trajtimit te strukturave, te ngritjes se tyre neper rrethe, por tanime mendoj se ritmi, te pakten te pesefishohet dhe me teper, duke pasur parasysh faktin qe ditet qe na ndajne nga zgjedhjet jane shume te pakta.

Duke qendruar tek zgjedhjet. Partia Socialiste ka folur gjate gjithe kesaj kohe per nje politike te re. Sa do te reflektohet kjo ne zgjedhjet e ketij viti?

Une besoj sipas menyres sime tek risia ne politike. Megjithese shpesh mendoj se fjala "e re" eshte dicka me te cilen duhet te jesh i kujdesshem, sidomos ne raport me te. Qe te mos perseritet historia e politikaneve, qe kthehen ne tregtare te ideve tradicionale. Shpesh ne ambientin politik shqiptar, por jo vetem ne te, kjo ndodh pergjithesisht ne zonen ku flitet per ate qe quhet ne termin e pergjithshem ne "tranzicion". Dashuria e politikaneve per popullin e vet eshte deri diku abstrakte dhe kur perceptimi i tyre per kete dashuri orienton zhgenjim, jane te prirur qe fajin mos t'ia hedhin vetes, por njerezve qe s'i kane kuptuar idete e tyre. Mendoj se ajo qe po perpiqet nga 2005 e ketij, Partia Socialiste, eshte menyra me e mire e te kuptuarit te kerkesave te njerezve, karshi politikes dhe politikaneve. Ketu nuk eshte fjala per te mallkuar politiken dhe politikanet. Pergjithesisht nuk i besoj historise se fajtor per cfare ndodh ne vendin tim jane thjesht politikanet dhe politika. Jam i prirur te shikoj ate qe eshte e mire dhe qe mund te behet me shume dhe jo per te hedhur nje pike helm me tepe,r ne goten e tranzicionit te shoqerise shqiptare. Keshtu qe, mendoj se politika e re, nese mund te flasim ne kete menyre, ka pasur te beje relativisht ne ndertimin e nje marredhenie te re midis politikaneve dhe shtresave te ndryshme shoqerore. Ne e kuptuam shume mire qe pas tete viteve ne pushtet ne 2005, nje pjese e jona, per arsye nga me te ndryshme, jo vetem subjektive, por edhe objektive, kishte krijuar nje lloj distance nga njerezit. Nderkaq shoqeria kishte ecur dhe pastaj ndodhi ajo qe ndodh rendomte. Ne pergjithesi ne Shqiperi nuk te rrezon opozita nga pushteti, bie vete. Keshtu qe, ne disa rrethana mendoj se shanset e opozites jane te forta aktualisht, me frymen e ndryshimit te kesaj status-qouje krize. Por kjo mbetet edhe si nje histori e shoqerise shqiptare ne radhe te pare. Pas vitit 2005 ne nuk kemi pasur nje histori domethenese te nje ndryshimi te mirekuptuar. Nje koeficient, i cili eshte i mirekuptuar si nga ata qe premtojne dhe nga ata qe votojne. Por fakti eshte qe njerezit tanime ndihen te lodhur. Ndihen te lodhur, nga menyra se si politika i trajton nje varg problemesh dhe me shpesh politika merret me problemet e veta se sa me problemet e njerezve. Dhe ndoshta kjo eshte domethenia, sipas meje, baze e nje politike te re, duke u perpjekur qe historine te mos e fillojme nga gjerat e medha, por nga ato te voglat nga te cilat ndonjehere krijojne histori te natyrave te tilla, ku njeriu mbetet ne qender te tyre. Nuk dua te zhytem ne histori te ndryshme te filozofise. Por duhet ta pranojme ashtu sic eshte, se fenomeni "Obama", meqenese e nisem intervisten pikerisht keshtu, eshte nje fenomen i cili e solli politiken me afer njerezve, me afer shqetesimeve te tyre. Une jam i prirur ta kuptoj pikerisht keshtu, kete qe Partia Socialiste dhe e majta po perpiqet te ofroje per zgjedhjet e 2009. Pra nje marredhenie e re, e munguar ndoshta deri diku ne vitin 2005, por e rikuperuar, qe do te vije pas zgjedhjeve te 2009.

Nese Partia Socialiste ne zgjedhjet e 28 qershorit del triumfuese. Me cilen parti do te bashkepunoje per te formuar qeverine? Do t'i kerkoje LSI-se dhe partive te tjera per te bashkuar votat e tyre?

Nje gje eshte e sigurt, nuk do te kete bashkeqeverisje me Partine Demokratike.

Me fillimin e sesionit te ri parlamentar kemi pare rikthimin e ish-kryetarit te Partise Socialiste, Fatos Nano, ne Parlament. Cfare do te thote kjo? Mund te jete nje rikthim ne jeten aktive politike?

Nuk do te me shkonte qe t'ju jepja vetem nje pergjigje standarde, qe per kete ceshtje do te duhet te pyesni vete Fatosin. Eshte nje politikan qe pergjigjet per veten e vet, pergjigjet i ka gjithmone te vetat. Ne kete rast mendoj se ceshtja duhet pare pikerisht keshtu.

Rikthimi i zoti Nano ne Partine Socialiste apo ne politike, sa mund te ndikoje ne votat e se majtes?

Per mua Fatosi mbetet nje vlere e shtuar tek e majta, ne cdo rast. Nuk e di cili do te jete vendimi i tij, sepse ne nje histori te tille nuk besoj se ceshtja ne marredhenie me Nanon eshte qe dikush ta ftoje. Ftohet dikush qe eshte jashte dhe jo dikush qe eshte brenda shtepise. Por, ne cdo rast mendoj se, ketu dua te jem i sinqerte, shpesh problemi i tij me i madh nuk jane kundershtaret e tij, por miqte e tij.

Ligji i "Dosjeve" ka kaluar ne heshtje. Kane filluar dhe viktimat e para ne drejtesi. Si e vleresoni ju kete?

Ne kete ceshtje mendoj se ka shume prapaskena, por ajo qe une deshiroj ta them qe ne fillim eshte pikerisht nje konkluzion i nje marredhenie te plasaritur midis politikes dhe ekzekutivit, dhe sistemit gjyqesor. Padiskutim eshte nje Qeveri me shume probleme perballe sistemit te drejtesise dhe ligji i "dosjeve" qe ne fakt nuk ka te beje me kete ceshtje, goditi nje pjese te sistemit te drejtesise. E them me ironi titullin ligji i "Dosjeve", sepse realisht ai qe quhet ligj dosjesh ka brenda vetes dy ligje, njeri qe eshte per ceshtjen e transparencen e dosjeve dhe ku te gjithe forcat e politike jane shprehur pro. Pjesa tjeter qe nuk shfaqet fare ne titull ka te beje me largimin dhe heqjen e te drejtes se punes ne administrate per nje varg personash "fajtore", te cilet gjate periudhes se komunizmit kane pasur funksione publike. Pra mendoj se kjo eshte ceshtja e padukshme e cila shpesh lemohet me te ashtuquajturin ligj i "Dosjeve", por ne thelbin e vet juridik eshte krejtesisht dicka tjeter. Dhe pas gjithe ketij "pastrimi" ajo qe te ben pershtypje eshte fakti se pas 18 vitesh, akoma ne Shqiperi flitet per nje sistem politik hibrid. Mendoj se fjala "hibrid" eshte me shume se sa nje shuplake per ate qe po ndodh ne Shqiperi. Fjala hibrid do te thote se ne ne letra kemi shkruar dhe kemi ndertuar nje sistem demokracie, por ne realitet, kemi ngritur nje regjim njerezish te cilet funksionojne mbi bazen e marredhenieve qe shpesh nuk kane te bejne me ligjin por me urdhrin. Ajo qe demokracine e ka ndare gjithmone me regjimin komunist, ka qene pikerisht dallimi qe ekziston midis ligjit dhe urdhrit. Pra nje sistem ku eshte i shkruar ligji dhe shpesh funksionon "urdhri" qe e sfidon ate. Kjo eshte produkti i asaj qe quhet "hibride". Sigurisht ne politiken shqiptare, qofte majtas, qofte djathtas, ka njerez te cilet jane pothuajse te perfeksionuar ne trajtimin apo ne njohjen e rregullave te vjetra, te cilat nuk kane ndryshuar ne funksionimin e tyre, sepse te tilla kane qene, qofte ne komunizem, qofte ne demokraci. Qe kane pasur te bejne me intrigat, me funksionimin brenda partive dhe shpesh te duket e cuditshme se si keta persona jane te suksesshem. Kane qene te suksesshem dje ne komunizem dhe jane te suksesshem edhe sot ne demokraci. Por, ka edhe nje "POR" shume te madhe per te gjithe keta. Ky sistem qe po ndertohet nuk eshte i tyri dhe ky handikap ka per t'i ndjekur per sa kohe qe do te jene ne politike.

Eshte mbyllur procesi i ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit per Shqiperine nga 27 vende te Bashkimit Evropian, vendi i fundit qe e ratifikoi ishte Greqia. Si e vleresoni ju kete proces dhe kur eshte momenti i duhur dhe Shqiperia te jete e gatshme per te paraqitur kerkesen e vendit te statusit kandidat?

Une mendoj qe ne duhet te ecim sa me shpejt. Jam me parimin qe me mire te ndryshosh brenda familjes se sa te jesh ne logjiken e presionit qe duhet te ndryshosh pastaj te pranohesh brenda familjes qe i ke perkitur historikisht. Mendoj se thelbi i kesaj qe dua te them eshte se ndryshimet nen presion gjithmone do te kene nje artifice brenda vetes. Pikerisht qe largohemi nga mallkimi fjales hibrid, futja sa me shpejt ne gjirin e familjes dhe ndryshimi i natyrshem drejt vetvetes, mendoj se do te jete suksesi me i madh i asaj qe quhet dhe qe nuk quhet ndonjehere revolucioni i munguar i shoqerise shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›