E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: TVSH, lavazh truri me stilin sovjetik

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama akuzoi dje qeverine per keqperdorim te Televizionit Publik Shqiptar. "Dua te percjell abuzimin e perditshem te TVSH-se, ku njesoj si ne kohet e zymta te propagandes komuniste, madje sot me taksat e te gjithe qytetareve, financohet nje lavazh truri, i stilit sovjetik me parada suksesesh, deklarata arritjesh, telegrame levdatash dhe flete-rrufe fushatash", denoncoi kryesocialisti. Sipas tij, parate e te gjithe shqiptareve po keqperdoren cdo dite per ta menaxhuar kete prone publike, si nje vitrine per Sali Berishen. "Dua te nenvizoj me force se Shqiperia nuk e meriton shfaqjen e turpshme qe Televizioni Publik Shqiptar po jep perdite, duke cenuar dinjitetin e ketij vendi me injorancen, servilizmin dhe prapambetjen deshperuese", theksoi Rama. Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) u krijua ne vitin 1931 nen pushtetin e Italise. Kryetari i partise me te madhe ne opozite vleresoi se "shqiptaret e shqiptaret nuk e meritojne kete ekran publik prej bote te trete, i cili financohet nga xhepat e tyre dhe, megjithese kane kaluar 18 vjet nga renia e diktatures, ka mbetur nje gerdalle e vjeter komuniste, ne dispozicion te pushtetareve te radhes". "Televizioni Publik Shqiptar eshte konkurrenti me i pandershem e me i demshem ne tregun e informacionit dhe pasqyra me besnike, e vulgaritetit te politikes se vjeter te ketyre 18 vjeteve tranzicion", shprehur opinionin e tij Rama. Sepse sipas tij, nuk rri ne treg fale aftesive konkurruese me te tjeret, po duke marre qyl nga shteti ate qe te tjeret e marrin me thonj nga tregu. "Ndersa shqiptareve e shqiptareve qe fyhen e abuzohen perdite nga Televizioni Publik Shqiptar, u premtoj se pas 156 ditesh do te marre fund epoka e Televizionit te Pushtetit dhe do te filloje epoka e Televizionit te Qytetareve", premtoi kryesocialisti, Edi Rama.

Reagon RTSH: Akuzat ndaj nesh, te pabaza

Drejtoria e Pergjithshme e Radiotelevizionit kundershtoi dje deklaraten e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. "Akuzat qe drejtohen ndaj RTSH-se jane te pabaza dhe nuk perputhen me faktet reale", thuhet ne reagimin e ketij institucioni. Sipas ketij reagimi, Radiotelevizioni Shqiptar ne asnje rast dhe per asnje arsye, nuk ka censuruar as kryetarin e PS-se dhe asnje nga drejtuesit socialist, apo aktivitetet e kesaj force politike. "per muajin dhjetor PD ka zene 67.88 minuta ose 13.69 per qind dhe PS ne minorance ka zene 67.38 minuta ose 13.59 per qind", thuhet ne njoftim, ku diferenca eshte 50 sek ne favor te PD.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›