E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: Procesi për kryesinë e re, gjithëpërfshirës

“Përzgjedhja e emrave nga kryetari i PS-së, Edi Rama, për forumet drejtuese, ka qenë një kombinim mes personaliteteve, eksperiencës, por dhe të rinjve në Partinë Socialiste. Pra, një proces gjithëpërfshirës. Mendoj se këto propozime do të sjellin një kontribut për zgjedhjet e ardhshme", u shpreh Bello për mediat.

Për sa i përket mungesës së deputetit Kastriot Islami në forumet e reja të socialistëve, një figurë e spikatur, por dhe shumë kritik ndaj kryetarit Rama, Bello thotë se "e drejta e propozimit është diskrecioni i kryetarit të partisë, pasi ia lejon statuti". 

Por, vijoi ai, "po të pyetesha unë Islami duhej përfshirë pasi është një personalitet që ka kontribuar në vite, ka një eksperiencë të madhe dhe ka se çfarë t'i ofrojë PS-së". Ndërkohë, rreth 240 anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së po votojnë për emrat e rinj të kryesisë dhe sekretariatit të partisë më të madhe të opozitës. /Start/

                                                                                             2011-12-02 16:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›