E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: Qeveria, asnje mase per rritjen e cmimeve

Partia Socialiste shprehet dhe njehere tjeter e shqetesuar lidhur me rritjen e cmimeve. Sipas selise roze, kriza cmimeve ka si pergjegjese kryesore qeverisjen aktuale, e cila eshte indiferente ne marrjen e masave. Deputeti socialist, Marko Bello gjate nje komunikimi me mediat vleresoi se "qeveria nuk po merr asnje mase per familjet qe preken nga rritja e cmimeve. Kriza e ushqimit, rritja vertikale dhe e shpejte e cmimeve te ushqimit e shtrire ne nje game te gjere artikujsh jetike, po godet gjithnje e me teper cdo familje shqiptari duke rritur nivelin e varferise". Madje, sipas tij, me politiken e saj fiskale, taksat dhe rikthimin brutalisht te sistemit te referencave qeveria e Kryeministrit Sali Berisha po ndikon edhe me tej ne varferimin e familjeve shqiptare. "Veprimi i Sali Berishes demonstron krize mbi krize dhe ka si produkt varferi mbi varferine", u shpreh Bello. Gjithashtu, duke shtuar dozen e akuzave, socialisti Bello vleresoi se "per shkak te takses se sheshte qytetaret marrin 10% para me pak nga rroga". Ne po kete linje, duke bere nje bilanc te parave ne tre muaj, socialistet llogarisin se Kryeministri Berisha ne keto 3 muaj u ka marre shqiptareve 22 milione USD me shume sesa plani si takse mbi pagat, duke e konsideruar kete nje grabitje te shtetasve shqiptare. Per kete arsye, Bello vuri ne dukje se "kjo situate dramatike demonstron se kjo qeveri jo vetem ka deshtuar ne mbajtjen e premtimeve, por mbi te gjitha po i kushton perhere e me teper qytetareve, te cilet jane te detyruar jo vetem koston e qeverise, por po mbulojne edhe koston e marredhenies se forte te qeverise me korrupsionin".

O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›