E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Alibeaj: Te denuarit do t'i takoje ne fundjave

Pragrevolta e 25 te burgosurve ne Burrel ka shqetesuar edhe instancat me te larta te shtetit, nderkohe qe jane marre te gjitha masat per te zbutur protestuesit qe jane izoluar ne sektorin "B". Ne lidhje me kete ngjarje dhe kerkesen e te denuarve per te takuar ministrin e Drejtesise, ndryshe do vetesakrifikoheshin, i kontaktuar nga gazeta "Koha Jone", Enkelejd Alibeaj ka mohuar qe te ishte e vertete. "Nuk eshte e vertete qe te burgosurit kane deklaruar se po nuk takuam ministrin e Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, do t'i veme flaken vetes. Une do te shkoj t'i takoje te denuarit vete dhe kjo pritet te ndodhe kete fundjave", tha dje kreu i dikasterit ne nje prononcim ne telefon. Ndersa i pyetur ne lidhje me revolten, Alibeaj ka deklaruar se nuk ka asnje gje te vertete dhe se deri me tani nuk ka informacione ne lidhje me kete ngjarje. Ai ka shtuar se do te shkonte t'i takonte te denuarit, sapo te vinte nga nje vizite jashte vendit, ku kishte shkuar per ceshtje pune. Nje dite me pare, 25 te burgosur te Burrelit kane kercenuar se, nese nuk takojne ministrin e Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, do t'i vinin flaken vetes, si revolte per denimet e padrejta dhe gjithashtu pretenduan rigjykim, pasi me ta ishte vepruar ne menyre te jashteligjshme.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›