Manjani: Berisha te shkarkoje Sefgjinin, drejtorin e Tatimeve
Socialistet serish kerkojne nga Kryeministri Berisha shkarkimin e drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini, nga posti, per shkak se ky persona eshte nen hetim penal. "Nuk e kuptojme dot, se si ka mundesi, qe zoti Kryeminister vazhdon t'i nxjerre bojen ketij shteti, duke mos shkarkuar nga detyra nje te akuzuar per vrasje, nga Prokuroria e Krimeve te Renda? Drejtori i Tatimeve nuk shkon dot as ne Maqedoni, sepse nuk ka pasaporte. Sepse pasaporta i eshte bllokuar nga Prokuroria, pasi akuzohet per vrasje", ka qene deklarata e djeshme e kryetari te komisionit te ligjeve, sigurise dhe administrates ne Asamblene e PS, Ylli Manjani. Per te, eshte nje turp i madh qe kreu i qeverise mban ne nje post kaq te rendesishem nje njeri te tille, i cili perballet me akuzen e vrasjes se nje shtetasi ne kohen qe ka qene drejtor i SHIK-ut.
"Na ka premtuar dhe po na krenohet, ky Kryeminister, se po lufton krimin pa asnje paragjykim, nderkohe qe mban ne krye te taksave te shtetit, te akuzuarin per krim, madje te rende. Kjo qeveri po ju thote me ze te larte shqiptareve dhe te nderkombetareve, se ka vendosur te luftoje krimin e kujtdo, por jo te vetes se saj. Cilido i akuzuar deri me sot nga Prokuroria e Krimeve te Renda mbahet ne burg, ndersa te akuzuarit qe i mbron Kryeministri, jane jo vetem te lire, por edhe ne krye te Tatimeve", tha Manjani. Per te cilin ky eshte diskriminim i shemtuar, nje diskriminim jo kushtetues i kryer nga qeveria e nje shteti anetar te Keshillit te Evropes dhe ne pritje per t'u anetaresuar ne NATO.
PS: Berisha, lere te lire drejtesine
Socialistet kerkojne nga Kryeministri Berisha qe te mos ushtroje trysni mbi organet e drejtesise, duke marre ne mbrojtje Sefgjinin, e akuzuar per vrasje. "Te shkarkoje drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve, duke lene prokurorine dhe gjykaten te qete, te bejne detyren e tyre. Duhet t'i lere te bejne detyren, sepse keshtu autoriteti i tyre cenohet gjithnje e me shume", kerkoi Manjani.