E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello propozon liga të përbashkëta me Kosovën

KOKSH

Universiteti “AAB-Riinvest” ka organizuar të mërkurën në Prishtinë një konferencë ndërkombëtare, tema e të cilës ishte: Rruga e Kosovës deri në ndërkombëtarizimin e sportit. Përveç Besim Hasanit, kreut të Komitetit Olimpik të Kosovës, pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Stavri Bello, sekretari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Gorazd Cvelbar e Rasid Haxhiç, përfaqësues të Komitetit Olimpik të Sllovenisë dhe Malit të Zi. Bello deklaroi se Kosova nuk duhet të presë më, por duhet të gjejë rrugë alternative. Numri 2 i KOKSH-it propozoi që deri në pranimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare, të formohet një ligë e përbashkët e Shqipërisë me Kosovën, në të gjitha sportet. “Sporti shfaq imazhin e një vendi, promovon shtetin dhe e ndihmon atë të zhvillohet. Kjo do të ishte një zgjidhje alternative”, tha ai.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›