EL, triumfon Atleltico Madridi

Atleltico Madridi ka fituar trofeun e Europa League, pas fitores prej 2-1 kundër befasisë së sivjetme në këtë garë, Fulham.
Skuadra spanjolle kaloi e para në epërsi pas një aksioni të ndërtuar ndërmjet Reyes, Aguero dhe Diego Forlan, dhe ishte ky i fundit që mposhti portierin Schwarzer (32').
Mirëpo, kaluan vetëm pesë minuta dhe anglezët barazuan shifrat, kur topi arriti me fat te Simon Davies, i cili shënoi nga afërsia për rezultatin 1-1 (37'), i cili ishte i fundit për pjesën e parë.
Përkundër lojës dinamike që u zhvillua, në pjesën e dytë nuk pati gola, ndaj skuadrat shkuan në minuta shtesë për të vendosur fituesin.
Edhe shtesa e parë prej 15 minutash mbyllet me të njëjtin rezultat. Në të dytën kur vetëm 4 minuta ndanin zgjidhjen e fituesit me anë të penalltive, sërish Diego Forlan shënon për Atletikon duke vulosur rezultatin 2-1 dhe duke çuar trofeun në Spanjë.
Fitimi i trofeut të Ligës së Europës i krijon mundësinë Atletikos së Madridit për sigurimin e një tjetër trofeu europian, atë të Superkupës së Europës që do ta ndajë me fituesin e çiftit të finales së Ligës së Kampioneve, Inter-Bajern Mynih.