E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia ne Peze, debati per pronesine

Rozeta Rapushi
Perfaqesues te Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare te Tiranes, se bashku me forcat e rendit, kerkuan diten e djeshme, lirimin e mjediseve te shtepise muze, te Konferences se Pezes. Shtepi e cila eshte ne pronesi te deputetit Dashamir Peza dhe aktualisht ne perdorim nga kreu i PS-se, Edi Rama. Ne baze te vendimi te Keshillit te Ministrave te marre me 12.5.2010, perfaqesuesit dhe forcat e policise, kerkuan menjehere lirimin e mjediseve, duke komunikuar dhe vendimin perkates. I gjendur perballe kesaj situate, deputeti socialist Peza, pretendoi se vendimi i Keshillit te Ministrave, jo vetem qe eshte i qellimshem, por edhe jashte cdo procedure ligjore. "Ata kane ardhur pa asnje shkrese dhe kerkojne te krijojne kete shantazh politik. Sot me eshte bere i ditur ky vendim i qeverise", u shpreh Peza. Sipas tij, ne vitin 2001, ai e ka rindertuar godinen e vjeter duke krijuar ambiente te reja per te jetuar bashke me familjen e tij dhe se muzeu i vjeter nuk ekziston me. Nderkohe qe sipas tij, ka qene ish-ministri Leskaj, qe ne vitin 2006 e ka hequr nga lista e trashegimise, vendim qe eshte firmosur nga ish-kreu i monumenteve, Apollon Bace. Menjehere reagoi ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj. "Dashamir Peza, ngriti pretendimin se monumenti ne fjale eshte ne pronesi te tij. Ai nuk paraqiti asnje dokument per te vertetuar keto pretendime dhe nuk lejoi specialistet perkates te merrnin ne administrim godinen, ne perputhje me vendimin e Keshillit te Ministrave. Per te penguar kryerjen e veprimeve ligjore, Peza lejoi hyrjen e rreth 40 qytetareve te moshes se trete ne banese",-tha Xhaferraj. Sipas tij, te gjendur ne kete situate te ngarkuar artificialisht, u gjykua qe marrja ne dorezim, te behet pa perplasje dhe incidente te panevojshme. "Ne perfundim te veprimeve, u mbajt procesverbali perkates, si nga specialistet e MTKRS ashtu si dhe nga forcat e policise se rendit qe mbikeqyren procesin ne zbatim te vendimit te qeverise. Objekti i shtepise-muze, do t'i kthehet Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare te Tiranes", theksoi Xhaferraj. Specialiste te Ministrise se Kultures, thane se vendimi i Keshillit te Ministrave nuk nenkupton largimin e trashegimtareve dhe pronareve aktuale te prones nga banesa, por administrimin dhe ruajtjen nga Instituti i Monumenteve te Kultures, ne rast se ky objekt tjetersohet ose demtohet, apo vidhet.

"Sekuestrimi i shtepise se deputetit te PS, Peza akt abuziv dhe bufatori e kote"
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Luan Rama, e quajti dje nje akt abuziv, veprimin e djeshem te policise per te sekuestruar shtepine e deputetit socialist, Dashamir Peza. Duke iu pergjigjur pyetjes per ngjarjen ne Peze, Rama u shpreh me nota teper kritike ndaj policise. "Veprimi i policise, per te sekuestruar shtepine e deputetit te Partise Socialiste Dashamir Peza, eshte nje akt abuziv, nje butafori e panevojshme, qe stonon ne tere ate mori detyrash te rendesishme qe duhet te kryeje policia e shtetit nga njera ane, por stonon dhe me gjithe trendin e prioritete me te cilat duhet te merret drejtperdrejt qeveria shqiptare", reagoi ashper Rama. Sipas tij, vendi dhe realiteti politik nuk ka nevoje per te tilla butafori te cilat nuk sjellin asnje kontribut dhe asnje dobi ne ndihme te klimes politike ne vend. Rama doli keshtu hapur, veprimit te ndermarre dje nga forcat e policise, per te shoqeruar perfaqesuesit e Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare ne Tirane ne Peze, per te kerkuar lirimin e mjediseve te shtepise muze, te Konferences se Pezes. Shtepi e cila eshte pronesi e deputetit Dashamir Peza.
Policia: "Ne zbatuam vetem ligjin, nuk pati asnje problem"
Policia e shtetit, sqaroi dje se veprimet e forcave te policise ne Peze jane pjese e nje praktike pune normale te tyre ne mbeshtetje te institucioneve qendrore dhe vendore. "Theksojme se veprimet e strukturave te Drejtorise se Policise Qarkut Tirane, jane nje praktike normale pune ne mbeshtetje te institucioneve qendrore dhe vendore te administrates publike dhe te pushtetit vendor", u shpreh zedhenesja e policise, Alma Katragjini. Ajo sqaroi opinionin publik, qe i kane atribuuar forcave te policise kryerjen e procedurave per sekuestrim ambientesh apo per veprime te tjera, se praktika te tilla, nuk jane ne procedurat standarde te Policise se Shtetit, ne rastet e mbeshtetjes te institucione qendrore te administrates publike apo te njesive te qeverisjes vendore. "Gjate veprimtarise se tyre, perfaqesuesit e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, nuk jane penguar ne veprimtarine e tyre, nga asnje person i interesuar dhe per pasoje nuk ka qene e nevojshme asnje nderhyrje policore. Gjate gjithe kohes punonjesit e policise vetem kane qene prezent ne afersi te ketyre ambienteve", vijoi ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›