Apeli i Brukselit Zgjedhjet ne duart tuaja
Do të jenë vetë qytetarët shqiptarë dhe pjesëmarrësit në procesin zgjedhor ata që do të vendosin notën e vlerësimit për Shqipërinë. Dy ditë para hapjes së qendrave të votimit, nga Parlamenti Evropian vjen
dhe mesazhi për politikën, anëtarët e komisioneve ku do të votohet dhe
qytetarët.
Jerzy Buzek, president i Parlamentit Evropian foli vetëm për zgjedhjet e 8 majit, kjo pak orë para se delegacioni i këtij institucioni të vijë në Tiranë.
”Unë uroj që zgjedhjet të shkojnë shumë mirë. Por zgjedhjet janë në dorën e qytetarëve të Shqipërisë. Ne do të mundohemi sigurisht t'ju ndihmojmë, se kjo duhet bërë. Unë ju uroj që të bëni progres të madh duke zgjidhur problemet që ka demokracia. Sigurisht, kjo nuk është e lehtë dhe të mos mendohet se me vendosjen e demokracisë çdo gjë zgjidhet vetë. Kjo nuk ndodh askund. Edhe në vendet e Bashkimit Evropian duhen përmirësuar vazhdimisht rregullat e demokracisë. Liria e medias duhet përmirësuar edhe në vendet që konsiderohen demokratike. Demokracia ka nevojë për reforma të ndryshme që duhen bërë patjetë”- tha Buzek.
Presidenti i Parlamentit Evropian e dha këtë mesazh gjatë një konference për lirinë e shprehjes dhe mediat në Ballkanin Perëndimor. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe disa përfaqësues të mediave vizive e atyre të shkruara në Shqipëri.
Gjovalin Kola