E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belsh, një i vdekur dhe një i plagosur në aksident

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një person i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë qenë bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Belshit. Mjeti në të cilët ndodheshin dy të aksidentuarit ka dalë nga rruga pranë fshatit Kajan. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend

Çelik Peqini, i cili mbante postin e drejtori të shkollës së fshatit Seferan, ndërkohë që i plagosur mbeti mësuesi i kësaj shkolle, Besim Berani.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të aksidentuarit.

23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Belsh, një i vdekur dhe një i plagosur në aksident burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›