Belsh, pengmarrja e 31-vjeçarit, dyshohet për një femër
Autori i Lajmit: Redaksia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh, të rrethit të Elbasanit. Një 32-vjeçar është marrë peng dy ditë më parë, ndërsa është gjetur në breg të lumit, i keqtrajtuar. Dy persona kanë marrë peng një 31-vjeçari i cili është keqtrajtuar dhe më pas është hedhur në lumë. Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se i dëmtuari i kësaj ngjarjes, është shtetasi Demir Lala. Mësohet se 34-vjeçari është marrë peng gjatë natës të së premtes, ndërsa është gjetur vetëm pasditen e së shtunës. Lala është keqtrajtuar fizikisht nga dy vëllezër, të cilët pasi e kanë rrahur për vdekje e kanë hedhur atë në lumë me qëllim zhdukjen e tij. Policia ende nuk ka dhënë një version të saktë në lidhje me ngjarjen, por dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të jetë motra e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, e cila dyshohet të kishte një lidhje me personin e marrë peng, Demir Lalën. Vetëm pak orë pas gjetjes së lalës, së keqtrajtuar është bërë i mundur dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, vëllezërve, Bukurosh dhe Arben Kuqja. Ndërkohë që policia është vënë në lëvizje nga njoftimi i familjarëve të 31-vjeçarit. Ata denoncuan në polici faktin se i riu nuk ishte kthyer në banesë dhe nuk kishte bërë asnjë njoftim, gjë që sipas tyre nuk ndodhte asnjëherë. Policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka gjetur në periferi të zonës, në afërsi të lumit 34-vjeçarin në gjendje të rëndë për jetën. Ai ndodhet tashmë nën mjekim të vazhdueshëm.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2010