Shakaja e Berluskonit me Berishën, kritika në Itali
Autori i Lajmit: RedaksiaKryeministri italian, Silvio Berluskoni po përballet me kritika në Itali, pas shakasë së djeshme në takim me homologun e tij shqiptar Sali Berisha. Kavalieri kërkoi me shaka që të bëhet përjashtim për “gratë dhe vajzat e bukura” në kohën kur kryeministri i Shqipërisë ishte duke thënë se qeveria e tij ka ndaluar përdorimin e skafeve të përdorura vite më parë nga klandestinët për udhëtim ilegal mes dy vendeve. Kryetari i Shoqatës së Priftërinjve në Rimini të Italisë, Papa Gjoni XXIII, thotë se është për të ardhur keq për shqiptarët, nga shakaja e Berluskonit. "Është tronditëse - thotë Gjon Pali Ramonda, kreu i shoqatës. Ai thotë se kjo ngjarje mund të kalojë si një shaka, por zyrtarët duhet të sillen me përgjegjësi. Berluskoni duhet ta dijë se këto gratë e bukura shpesh zbarkojnë në Itali për shkak skllavërimit dhe shfrytëzimit- ka thënë më rej prifti i Riminit. "Kërkojmë që Berluskoni, të provojë me qeverisjen e tij se ka kapacitete për ti luftuar këto fenomene”, ka thënë më tej Prifti i Riminit.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2010