Belsh, përplas qëllimisht motorrin, në pranga 25-vjeçari
Një 25-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Belshit pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me automjetin e tij një person.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 25-vjeçari Nardi Shabani pasi me automjetin e tij ka përplasur qëllimisht motorrin me të cilin udhëtonin dy persona me inicialet A.Z dhe Q.B përkatësisht 34 dhe 35 vjeç. Sipas policisë shkak për ngjarjen është bërë një grindje që 25-vjeçari kishte pasur me drejtuesin e motorrit.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 25-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale” vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.