E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beme realitet endrren evropiane E duam Shqiperine si gjithe Europa

18-11-2010 / Gazeta 55

Dita nderkombetare e studenteve-koncert festiv ne Qytetin Studenti me logon Me dinjitet ne Evrope.


Berisha Vendimi per heqjen e vizave arritja me e madhe e shqiptareve pas rrezimit te Murit te Berlinit


Nga sheshi i lirise atje ku afro dy dekada me pare studentet protestonin nen moton E duam Shqiperine si gjithe Europa e njejta thirrje tashme me endrren te bere realitet zbriti dje ne Qytetin Studenti Kryeministri Sali Berisha. Dje pasdite ne sheshin Demokracia te Qytetit Studenti nisi nje koncert festiv nen kujdesin e kryeministrit Sali Berisha dhe mbeshtetjes se Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Drejtorise se Qytetit Studenti dhe Keshillit Kombetar Studentor. Koncerti u mbajt me rastin e Javes Nderkombetare te Studenteve. Por kjo dite vjen krejt ndryshe kete vit per studentet shqiptare pasi vendi yne perfitoi vetem pak dite me pare vendimin per heqjen e vizave me Bashkimin Evropian nje hap ky domethenes dhe inkurajues per integrimin ne strukturat evropiane. Kryeministri Berisha pershendeti permes nje fjalimi te gjate studentet dhe te rinjte shqiptare per kete moment qe kumton me nje stad te ri historik per marredheniet e Shqiperise me vendet e Bashkimit Evropian. 20 vjet me pas kesaj radhe duke festuar me te rinjte shqiptare ne kuader te Dites Nderkombetare Studentore Kreu i qeverise tha se vendimi i Brukselit per heqjen e vizave eshte arritja me e madhe e shqiptareve pas renies se Murit te Berlinit ne Tirane. Pershendetjet me te perzemerta ne diten tuaj diten e studentit urimet me te mira qe ju sot festoni ne kete shesh sheshin e lirise festoni diten tuaj si qytetare te lire si qytetare qe do te mund te udhetoni pa viza ne mbare Evropen. Eumlndrra juaj me e bukur endrra evropiane behet realitet. Vendimi per heqjen e vizave ishte arritja me e madhe e shqiptareve pas shembjes se murit te Berlinit ne Tirane ishte arritje me ndikim te madh ne jeten personale te cdo shqiptari ne dinjitetin e tij. Por eshte arritja e dyte madhore ne lirine e shqiptareve te cilen ata jua dedikojne ju rinise studentore te mbare vendit. Ju ishit te paret qe 20 vjet me pare late bankat e auditoreve dhe klasave te universiteteve dhe mbushet rruget dhe sheshet e Tiranes me thirrjen lsquoE duam Shqiperine si gjithe Europa u shpreh kryeministri. Sipas tij sot shqiptaret jane si te gjithe qytetaret e tjere evropiane duke levizur te lire me dinjitet te plote ne kontinentin ne familjen e vendeve te cilet ata i perkasin. Rruga jone drejt Evropes eshte rruga e lirise e prosperitet rruga e zhvillimit. Kjo eshte rruge e pakthyeshme. Heqja e vizave beri te mundur nje te ardhme tjeter per cdo te ri dhe te re shqiptare. Heqja e vizave beri te mundur qe ju te njiheni me vlerat e medha qe kombet e medha kane ndertuar gjate 60 viteve ne kuadrin e BE. Heqja e vizave beri te mundur per ju dhe cdo shqiptar te prekni Europen te shijoni Europen te gezoni Europen. Heqja e vizave beri te mundur qe ju te njiheni me trashegimine e pafundme kulturore te qyteterimit perendimor vlerat historike te tij. Ju jeni fatbardhe jeni te lumtur sepse takoheni me Europen prekni Europen si qytetare te nje vendi te lire si qytetare te nje vendi anetar te NATO-s si qytetare te nje vendi i cili tre jave me pare do te shpallej njeshi i botes do te shpallej lsquomiss bota do te shpallej e bukura e dheut per turizmin per qytetaret e mbare botes. Shqiperia eshte e bukura e dheut por bukuria e saj me e madhe jeni ju djem dhe vajza te Shqiperise studente dhe studente te rinj dhe te reja deklaroi me tej kreu i qeverise ne koncertin festiv Me dinjitet ne Evrope i cili u zhvillua nen kujdesin e vecante te kryeministrit te vendit Sali Berisha ne kuader te javes nderkombetare te studenteve. Me pas gjithcka ka vijuar me nje koncert ku emrat me ne ze te muzikes se lehte shqiptare si Bojken Lako Ciljeta Greta Eneida Tarifa e shume te tjere kane performuar ne skene emocione te cilat Kryeministri Berisha i shoqeruar edhe nga Kryetarja e Kuvendit kane preferuar ti shijojne ne shesh me te rinjte studente.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›