E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama bie ne gropen e kutive

18-11-2010 / L. Q

Strategjia e marrjes peng te reformave permes perpunimit te alibise se kutive ka regjistruar se ka qene vetem loja politike e nje opozite qe ne axhenden e vet kishte si kryefjale bllokimin e procesit te integrimit. Me perfundimin e bisedimeve per statusin Edi Rama gati sa spo lutet qe fletet e votimit te digjen e ky muhabet te harrohet por udhetimi i pritshem ne Bruksel smund ta nxjerre opoziten shqiptare nga stadi i nje force politike qe meriton te izolohet

Prej 17 muajsh me radhe qe nga zhvillmi i zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare Edi Rama kushtezoi cdo raport me kuvendin dhe institucionet shteterore madje duke vene ne diskutim edhe legjitimitetin e tyre. Prej me shume se nje viti kryetari i socialisteve jo vetem snjohu rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit por perkundrazi ofendoi dhe injoroi mbeshtetjen elektorale te votuesve socialiste te cilet me miresjellje dhe aksion demokratik pranuan deshtimin e forces se tyre duke i atashuar pergjegjesite kreut te partise Edi Rama.
Kalvari i kutive dhe zvarritja monotone me protesta te pazakonta neper cepe rrugicash dhe ulluqe shtepish ne disa prej qyteteve kryesore te vendit konfirmuan fillimin e nje deshtimi te pritshem dhe te afert. Endja pas kutive te votimit dhe fleteve qe sipas tij ishin numeruar keq edhe pse ne asnje procesverbal te komisionereve socialiste vezhguesve te OJQ-ve dhe eksperteve te OSBE/ODIHR nuk u konstatua asnje lloj shkelje me procesin e numerimit apo edhe te zhvillimit te zgjedhjeve. Sdo mend qe levizja e Edvinit per rrezimin e qeverise dhe rikthimin ne pushtet te brezit te dyte te nomenklatures komuniste ishte e ndikuar ethshem nga xhaketat e vjetra ish eksponente kryesore te regjimit te kalbur enverist me ne krye Ramiz Aline dhe Gramoz Rucin.
Deshtimi i aksionit te Edvinit dhe mos pajtimi i shqiptareve me idene e tij te cmendur per te sjelle ne Shqiperi Kirgistanin atje ku qeveria dhe mazhoranca vritej me gure dhe dru beri qe ai dhe ndjekesit e tij te heqin dore nga kerkesat absurde dhe te kerkojne thjesht hetim te materialeve zgjedhore ate qe mazhoranca ua ofroi permes kryeministrit Berisha qe ne shtator te vitit 2009 vetem 2 muaj pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare.
Oferta me e fundit te Edi Rames per terheqjen nga hapja e kutive te votimit erdhi pas heqjes se vizave dhe leximit te raportit te KE-se per Shqiperine. Logjika me domethenese kembengul ketu. E gjithe loja per hapjen e kutive te votimit ishte nje provokim ndaj institucioneve te shtetit venien ne dyshim te legjitimitetit te tyre dhe nga ketu rrjedh mos marrja e vizave dhe nderprerja e cdo prosperiteti per integrimin evropian. Ne kete sens loja me kutite e votimit nuk ishte gje tjeter vecse skenari per te marre peng vendin integrimin si dhe jeten e stabilitetin ekonomik e social te shqiptareve. Por skema nuk funksionoi. Deshtimi ishte spektakolar. Opozita e Edi Rames eshte vertet turpi i kombit dhe per kete meriton ndeshkimin me te rende ate ndeshkim qe shqiptaret do ia faturojne me 8 maj 2010-te.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›