Ben Affleck Jam ne mesin e rruges se jetes
Per te treguar metamorfozen e tij nga aktor te regjisor nga seks simbol te nje baba dhe bashkeshort shembullor Ben Affleck citon Danten. Ja cilat jane arsyet qe ai sot e ndien veten nje njeri me te mire...
Eumlshte nje rruge e cuditshme ajo qe Ben Affleck ka pershkuar ne karrieren e tij kinematografike. Pasi fitoi ne moshen 25-vjecare nje Oskar per skenarin e filmit Will hunting te shkruar me mikun aventurier Matt Damon dicka ka ndryshuar. Terheqes inteligjent dhe i zgjuar Affleck e ka gjetur shume mire veten ne ate qe ka zgjedhur te beje ne jete. Ai ka qene protagonist i filmave te suksesshem si Armageddon Pearl Harbor por edhe i deshtimeve qe mbajne emrin Bounce Jersey girl. Per nje periudhe kohe ishte ne qender te vemendjes per shkak te lidhjeve me aktoren Gwyneth Paltrow dhe kengetaren Jennifer Lopez e jo per filmat e tij. Pastaj gjerat ndryshuan. Ne vitin 2004 gjate xhirimeve te filmit Daredevil u dashurua me protagonisten kryesore Jennifer Garner. Cifti u martua ne vitin 2005 dhe kane dy vajza se bashku Violet e Seraphina duke u bere keshtu nje nga ciftet me shembullore te Hollivudit. Jeta familjare dhe te qenet baba duhet ti kene bere mire Ben qe nderkohe ka ndaluar ne nje tjeter fushe ate te regjisures. Pas debutimit te tij si regjisor me Gone baby gone 2008 solli ne ekran filmin policesk The town ku eshte edhe protagonist. Ngjarjet e filmit zhvillohen ne qytetin e tij te lindjes Boston. Filmi ishte ne qender te kritikes dhe publikut per shkak te suksesit qe ne javet e para te daljes. Ne film autori interpreton Doug kreun e nje bande kriminelesh. Gjate nje grabitje ne banke dashurohet me drejtoreshen qe merret peng Rebecca Hall e pas kesaj vendos te dale nga grupi dhe te nise nje jete te re. Por kjo sipermarrje eshte shume here me e veshtire dhe me e rrezikshme se sa mendohej. Subjekti eshte marre nga romani Prince of Thieves te Chuck Hogan ndersa The town eshte xhiruar ne Charlestown nje lagje afer asaj ku Affleck eshte rritur.
Pas Will Hunting dhe Gone baby gone serish nje film i xhiruar ne Boston Nje rastesi apo per dashuri ndaj qytetit tuaj te lindjes
E adhuroj Bostonin por ne kete rast ishte vertet nje koincidence. Producentet me ofruan kete film me kushtin qe te isha ne gjendja ta xhiroja me pak shpenzime. Historia ishte e bukur dhe une kam kujtime te nje jete plot vuajtje nga Charlestown. Ishte nje mundesi e jashtezakonshme per mua te beja dicka reale njerezore dhe emocionuese ne nje ambient qe e njoh mire.
Eumlshte e vertete se ne Charlestown ndodhin me shume grabitje bankash se ne cdo vend tjeter te botes
Eumlshte e vertete por kriminaliteti ekziston kudo edhe ne lagjet plot shkelqim te Los Anxhelosit si per shembull ne Beverli Hills. Fakti qendron se nuk flitet shume per te mos demtuar imazhin qe zona te tilla kane ndertuar.
Cfare lloj kerkimesh keni bere per filmin
Shkova te njihja nga afer ish-kriminelet e Charlestown tashme te liruar nga burgu. Degjova shume histori. Shume prej tyre u perfshine edhe ne xhirimet e filmit tim. Kishte me shume kriminele se aktore ne sheshin e xhirimeve. Kisha per synim ti jepja historise nje ton realist larg melodrames apo gjerave artificiale. Producentet donin qe te fusja skena aksion plot adrenaline si ndjekje me makine dhe vrasje. Une e ndoqa keshillen e tyre por me kushtin qe drama njerezore qe doja te tregoja te qendronte e plote per te reflektuar mbi konfliktet e klasave ne Amerike dhe se si gabimet e prinderve mund te ndiqen nga femijet.
Ka qene e veshtire te beje regjisorin dhe protagonistin njekohesisht
Po me eshte dashur shume shume pune. Te gjithe te bejne pyetje pafund e ti duhet tu pergjigjesh. Pastaj mendova nese arrin ta beje Clint Eastwood ne kete moshe qe eshte perse te mos e bej edhe une. Megjithate po ju tregoj se do te me pelqente te beja vetem regjisorin por jam realist dhe e di mire se ajo qe shet te pakten per momentin eshte figura ime si aktor. Ja perse eshte e rendesishme te marr pjese edhe une ne filmat e mi.
Pas The town cfare ju pret
Pas pak kohesh do me shihni ne The company man nje film disi serioz per krizen ekonomike. Tregon historine e nje viti ne jeten e tre njerezve qe perpiqen ti mbijetojne nje pushimi nga puna. Perkrah meje jane Kevin Costner dhe Tommy Lee Jones. Te mesuar me nje stil te caktuar jetese ketyre personazheve papritur u duhet te perballen me veshtiresite ndonjehere te paimagjinueshme te papunesise. Nderkohe jam duke nisur ne Oklahoma xhirimet e filmit te ri te Terrence Malick me Rachel McAdams.
Pra vazhdon te interpretosh edhe me regjisore te tjere
Po por vetem ne filma qe me interesojne vertet. Fakti qe kam familje dhe femije me ka bere mire ne te gjitha anet. Asnjehere nuk kam qene kaq i lumtur dhe kreativ sa tani.
Cilet filma ju kane frymezuar me shume si regjisor
Te gjithe filmat e Alfred Hitchcock jane me te vertete kryevepra. Por me pelqejne edhe regjisoret e rinj si Paul Thomas Anderson. Me terheqin shume edhe filmat e huaj qe kane nje impakt te madh social. Sigurisht qe do vecoja Gomorren. Nuk lodhem se theni se ka qene nje frymezim i madh per mua te xhiroja The town. Me pak fjale perpiqem te mesoj nga te gjithe.
Ju keni qene nje mbeshtetes i Presidentit Obama qe nga fillimi. Pas dy vjeteve ne krye te Shtepise se Bardhe jeni i kenaqur me punen e tij
Besoj te Barak Obama dhe vazhdoj te mendoj se eshte nje lider i jashtezakonshem. Por atij i eshte dashur te perballet me sfidat me te veshtira te 40 viteve te fundit konfliktet ne Irak e Afganistan kolapsin e ekonomise katastrofat ambientale. Pa marre ne konsiderate ketu pritshmerine e ekzagjeruar qe amerikanet dhe jo vetem ata kane per te. Ne muajt e pare te presidences se tij Ajzenauer luante golf gjithe diten mendoni se cfare i eshte dashur Obames te beje qe nga fillimi. Sigurisht nese analizon cdo veprim jo gjithcka ka qene perfekte. Por jam ende i bindur se nuk kemi pasur kurre kaq shume deshire sa tani per nje President si Obama. Amerika Europa Azia te gjithe kemi nevoje per njeri-tjetrin dhe per tia dale mbane duhet te qendrojme te bashkuar. Une jam optimist dhe kam besim te lideri yne.
Ju thate se gruaja dhe femijet ju kane bere me kreativ ne jete Ne cfare menyre
Dante Aligeri thoshte se ne moshen 35-vjecare jemi ne mesin e rruges se jetes. Kishte te drejte. E ndiej qe jam pjekur me intereson vetem thelbi ndihem i qete dhe i qendrueshem ashtu si nuk kam qene kurre me pare. Per me teper te kesh nje grua te bukur e te mirekuptueshme si Jennifer dhe dy vajza te adhurueshme me kane bere nje njeri ndryshe dhe shume here me te mire.