E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terheqja sulmuese e socialisteve

Partia Socialiste eshte terhequr nga kerkesa e saj per shqyrtimin e fleteve te votimit. Kjo ne fakt eshte thene disa dite me pare nga Edi Rama por ajo qe eshte e re eshte depozitimi i kerkeses ne Kuvend. Kerkesa ngjan si nje terheqje nje pranim i qendrimit te kundershtarit se fletet e votimit as nuk mund te hetohen as nuk mund te dalin nga kutite pa u shprehur me pare Gjykata Kushtetuese apo Komisioni i Venecias.

Argumenti i demokrateve ishte ky rivleresimi i votave per qarqet e Shkodres Tiranes Fierit e Beratit u kerkua nga dy anetare te KQZ-se. Me shumice votash KQZ i hodhi poshte keto kerkesa te njepasnjeshme. Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit Tirane si instanca e fundit ankimuese e procesit zgjedhor la ne fuqi vendimet e KQZ-se.

Socialistet kundershtonin atehere duke thene se Kolegji Zgjedhor ishte shprehur vetem per kater nga dymbedhjete zona elektorale qe ka gjithsej Shqiperia. Tani socialistet nuk e permendin me fare as kete argument. Ne projektvendimin e Partise Socialiste per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar eshte bere kujdes qe te nenvijezohet me te zeze paragrafi ku fletet e votimit perjashtohen nga objekti hetimor i komisionit. Duke e vene theksin te kjo pike Partia Socialiste duket se vjen ne te njejten gjatesi vale me Partine Demokratike. Ajo nuk i denon me apriori te njezete mije komisioneret e saj sic e akuzonte ne fillim Kryeministri Berisha. Per me teper ne projektvendimin e ri nuk gjendet kurrkund togfjaleshi hetim i pakufizuar qe perseri per Kryeministrin Berisha tingellonte i papranueshem pasi binte ne kundershtim sipas tij me ligjin per komisionet hetimore te Kuvendit.

Socialistet e kane detajuar ne kerkesen e tyre se cfare duan te hetojne Behet fjale per identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit perpilimin e listave gjenerimin e te dhenave mbi numrin e popullsise qe sherbeu per ndarjen e mandateve per cdo zone zgjedhore percaktimin e qendrave te votimit ne ambiente private procedurat e shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike deri diten e zgjedhjeve perdorimin e mjeteve dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore dhe sidomos perdorimin e personave te denuar etj.

Pas nje viti betejash politike ne seline roze fitoi mendimi i disa eksperteve se nuk lipset detyrimisht fleta e votimit per te vertetuar mashtrimin me zgjedhjet mendim te cilin ne e kishim paralajmeruar ne nje shkrim disa dite perpara se zoti Rama te zyrtarizonte qendrimin e ri te PS-se Opozita dhe kriza politike Shqip 03.11.2010.

Sipas asaj qe socialistet besojne tani elementet qe ata kane kerkuar te hetojne do te vertetonin ne thelb nje mashtrim te tipit Ruzhdie ku per njerez qe nuk jane paraqitur kane votuar te trete. Si edhe nje panopli marifetesh qe kane ndikuar ne rezultatin final.

Dorezimi i kerkeses ne Kuvend e futi pretendimin e kahershem te opozites per hetimin e zgjedhjeve ne nje rruge institucionale. Te pakten kaq gje u detyrua ta pranonte publikisht edhe nenkryetari i Partise Demokratike dhe kryetari i grupit te saj parlamentar Astrit Patozi.

Kerkesa u depozitua te enjten pa buje e zhurme kur vemendjen mediatike e kishin rrembyer permbytjet ne Veri dhe seanca plenare. Por pavaresisht akuzave kunder qeverise per premtime te pambajtura ne Shkoder kjo nuk perbente thelbin e betejes politike per deputetet socialiste. Transparenca e zgjedhjeve qe nisi si demagogji nje vit me pare mbetet per momentin kauza e vetme opozitare.

Formalizimi i saj ne nje projektvendim qe mban parasysh pretendimet e demokrateve ngjan me nje gracke. Sepse tere kerkesa ne vetvete ka ndryshuar kend dikur kerkesa per fletet e votimit hidhte hije dyshimi edhe mbi demokratet edhe mbi socialistet. Nese fletet hapeshin mund te dilnin si manipulimet e prezumuara me votat e G99 ne kutite e Beratit edhe votat e prezumuara te falura Ilir Metes apo Fatmir Mediut ne Tirane. Ne pamundesi te nje katarsisi te tille politik tani fokusimi vetem te listat dhe votuesit rreket te hetoje ekskluzivisht fajin e prezumuar te institucioneve shteterore te implikuara ne procesin zgjedhor. Pra faji nga individi komisioneri po kerkohet tek institucionet. Edhe pse nga kjo mund te dalin me pak pergjegjesi penale per Partine Socialiste e rendesishme eshte pergjegjesia politike e kundershtarit.

Ceshtja eshte nese demokratet do te bien ne kete gracke Deri me sot Kryeministri Berisha sa here pyetej nga gazetaret per propozimet e socialisteve pergjigjej nuk mund te pranoj une penalizimin e njezet mije komisionereve per fletet e votimit le ti drejtohen Gjykates Kushtetuese pse nuk i drejtohen nuk mund te pranoj une lsquohetim te pakufizuar se nuk mund te ngrihet komisioni hetimor mbi vendimet e gjykatave nuk mund te shprehem une per propozimin e ri sa kohe nuk e kane dorezuar zyrtarisht ne Parlament etj.

Tani te tera keto kane marre nje pergjigje qe e hedhin poshte alibine e deritanishme. Ajo qe nuk u shkon fare pershtat demokrateve eshte shenjestrimi i institucioneve ne nje hetim qe synon te nxjerre pergjegjesine e qeverise. Vetem nese qeveria nuk ka asnje per te fshehur.

Ne veshtrim te pare duket e pamundur qe demokratet te gjejne argumente te tjera per te refuzuar nje kerkese qe socialistet ua kane qepur sipas mases. Astrit Patozi ne pergjigjen e tij nuk la te kuptohej ndonje gje konkrete pervecse perseriti vullnetin e mazhorances per te marre pjese ne cdo hetim qe kryhet ne perputhje me Kushtetuten e vendit vendimet e Gjykates Kushtetuese ligjin per komisionet hetimore parlamentare dhe Kodin Zgjedhor.

Por pikerisht te Kodi Zgjedhor neni 178.6 demokratet mund te gjejne artificen per te mos e ngritur menjehere komisionin. Sepse ky nen i Kodit Zgjedhor thote se me asgjesimin e kutive me fletet e votimit materialet zgjedhore shkojne ne Arkivin e Shtetit. Meqe socialistet nuk i duan me fletet e votimit dhe KQZ eshte e lire ti djege ato atehere edhe materialet zgjedhore ne baze te ligjit duhet te shkojne ne arkiv. Socialistet le ti marrin atje materialet qe u nevojiten per hetim...

Nje argumentim i tille do te kishte meriten e te qenet ligjor. Dhe nese perseri socialistet ne nje terheqje te fundit do ta pranonin marrja e materialeve nga Arkivi i Shtetit do ta shtynte hetimin e zgjedhjeve sine die nderkohe qe koha punon ne favor te mazhorances pa folur se ne kete menyre socialistet nuk do te fitonin kurrfare gjeje ne betejen e tyre njevjecare per hapjen e kutive. Por kjo ngjan pak e mundur sepse me terheqjen e tyre te fundit socialistet tregun se jane gati per nje sulm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›