Libi, djali i Gadafit ndodhet në Niger

Familjarët e kolonel Gadafit, po largohen nga vendi. Sipas “Al Arabiya”, djali i tretë i kolonelit, Saadi Gadafi, është larguar ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i ministrit të Drejtësisë, Marou Amadou. “Sot në 11 shtator një patrullë e forcave të armatosura të Niger, përbëhej nga nëntë persona mes të cilëve ishte edhe djali i Gadafit.
Për momentin, turma po drejtohej drejt Agadez, por nuk përfshihet mundësia që brenda ditës së nesërme ai të mbërrijë në Niamey”, u shpreh burimi. Ndërkaq ditën e sotme, në Libi është arrestuar shefi i shërbimeve sekrete të Gadafit.