E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Arfa kushton shtrenjtë

Presidenti i Olympique Marseille, Jean-Claude Dassier, ka bërë të ditur se klubi nuk planifikon ta shesë mesfushorin Hatem Ben Arfa, por ka theksuar se janë të gatshëm të vlerësojnë ofertat prej rreth 45 milionë euro për yllin francez.

“Nëse një klub si Manchester United ose Real Madrid ofron 45 milionë euro, atëherë do të mendojmë dy herë. Nuk besoj se kjo do të ndodhë, por afati kalimtar zgjat një muaj”, tha Dassier.

Ben Arfa ka dështuar të tregojë formë të mirë në Marseille, pas transferimit nga Lyon, 18 muaj më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›