Ben Arfa nuk ndryshon

Hatem Ben Arfa nuk do të ndryshojë filozofinë e lojës së tij edhe nëse kjo nënkuptim me qëndrimin e tij në bankinë në Newcastle United, ka thënë sulmuesi francez të hënën.
Ben Arfa nuk ka qenë titullar i vazhdueshëm te Newcastle këtë sezon edhe pse ka bërë disa paraqitje të mira. Së fundmi thuhej se menaxheri Alan Pardew kërkon më tepër disiplinë nga francezi. Por, ai refuzon të ndryshoj.
“Filozofia ime është të luaj futboll, lojë moderne me lëvizje dhe pasime. Nuk dua të ndeshem me trajnerin por respektoj filozofinë time”, deklaroi Ben Arfa për L’Equipe.