Ronaldo nuk ndjen presion ndaj Barcelonës

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka theksuar se nuk ndjen presion shtesë para ndeshjes së parë çerekfinale të Copa del Rey kundër Barcelonës, të mërkurën në Santiago Bernabeu.
“Gjithmonë mundohem të relaksohem para ndeshjes. Presioni nuk ndikon tek unë. Mundohem të qëndroj pozitiv dhe gjithmonë shoh sfida të reja. Fuqia ime mendore është shumë e rëndësishme për mua”, tha Ronaldo gjatë një interviste me DT.
Reprezentuesi portugez u përball me kritika pas paraqitjes së tij ët zbehtë në humbjen 3-1 nga Barcelona në La Liga në dhjetor të vitit të kaluar. Por, Ronaldo ka insistuar se parashikimet e mëdha nuk ndikojnë në të.
“Vetëm dua të fitoj çdo ndeshje në të cilën luaj. Nuk më intereson kush është kundërshtari sepse motivimi gjithmonë do të jetë i njëjtë”, përfundoi ai.