Remy mbetet në Marseille

Sulmuesi i Marseille, Loic Remy ka bërë të ditur se do të qëndroj në Francë, së paku deri në fund të sezonit, pavarësisht interesimit nga Tottenham.
Klubi londinez ka pranuar se dëshiron të transferoj 25 vjeqarin duke ofruar 15 milionë euro javën e kaluar. Por, sulmuesi nuk planifikon të lëviz gjatë janarit.
“Do të mbetem. 100 për qind do të mbetem në Marseille deri në fund të sezonit dhe deri në skadim të kontratës. Kam biseduar me presidentin dhe stafin. Nuk është momenti i duhur për largim nga klubi” tha Remy për Canal+.