E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hummels favorizon Bayernin

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels insiston se rivali Bayern Munich mbetet favorit për të fituar titullin në Bundesligë këtë sezon.

Pavarësisht se kampioni në fuqi, Dortmund, ka vetëm tri pikë më pak se bavarezët pas pushimit dimëror, Hummels beson se Bayern është skuadra që duhet mposhtur në garë për titull gjatë pjesës së dytë të sezonit.

“Bayern Munich është dhe mbetet favorit i madh për të fituar ligën. Ne të gjithë e dinim këtë edhe para se të filloj sezoni kurse kjo nuk ka ndryshuar” tha Hummels për BamS.

“Do të jetë shumë vështirë për ne ta mbrojmë titullin dhe kjo mund të jetë një synim i parealizueshëm. Kemi vetëm një mundësi nëse Bayern kalon në periudhë të vështirë dhe humb pikë në disa raste” përfundoi ai. Dortmund, në fundjavë takohet me Hamburgun kurse Bayernin e pret përballja me Borussia Monchengladbachun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›