E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romeu lavdëron Torresn

Fernando Torres është përballur me kritika të ashpra prej kur iu bashkua Chelseas në janar të vitit të kaluar, por mesfushori Oriol Romeu ka theksuar të hënën se është i impresionuar nga bashkëlojtari i tij.

Torres ka realizuar vetëm pesë gola për gjigantin londinez por Romeu lavdëron kontributin e spanjollit.

“Torres është duke luajtur mirë dhe ai na ndihmon të shënojmë gola. Ai lufton për çdo top dhe është futbollist i rëndësishëm për ne”, deklaroi Romeu për uebfaqen zyrtare të Chelseas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›