Breno hidhërohet me Bayernin

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Breno ka shprehur hidhërimin e tij pas paraqitjes së tij në barazimin 1-1 në ndeshjen miqësore mes skuadrës së dytë bavarez kundër Wacker Burghausen të shtunën duke thënë se klubi është duke e trajtuar keq.
“Nuk dua të flas keq për ekipin B. Por, në këtë periudhë që jam duke kaluar në Bayern, klubi është duke bërë shaka me mua”, shkroi 22 vjeçari në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
Breno i cili iu bashkua Bayernit si 18 vjeç kishte shpresuar të bëhet futbollist i rëndësishëm i gjigantit bavarez.