Palestinezët sulmojnë konvojin e Ban Ki Moon

Dhjetëra palestinezë kanë gjuajtur gurë e këpucë në drejtim të konvojit ku gjendej edhe shefi i OKB-së, Ban Ki Moon. Ata e akuzuan atë për favorizim të Izraelit dhe mbanin parulla me mbishkrime “Mjaft anove nga Izraeli”.
Shumica e protestuesve ishin familjarë të të burgosurve dhe donin ta takonin Ki Moon për t`i treguar për torturat që të afërmit e tyre përjetonin në burgjet izraelite.