Tritol banesës, kryekomunari i Postribës: Akt kriminal, ka prapavijë politike
SHKODER - Vendosja e tritolit në oborrin e shtëpisë sime është një akt i pastër kriminal dhe me prapavijë politike". Kështu është shprehur Faz Shabaj, kryetari i Komunës Postribë për të gjashtin mandat, pak orë pas shpërthimit të një sasie tritoli në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të së dielës, në fshatin Boks, Komuna Postribë të Shkodrës. Bu-rime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, bëjnë me dije se mëngjesin e djeshëm, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e banesës së kryekomunarit të Postribës, shtetasit Faz Shabaj, 64 vjeç. Lënda shpërthyese ishte vendosur pranë një automjetit tip "Transportier", i markës "Volksvagen", me targa AA 681 AG, me ngjyrë të bardhë, në pronësi të djalit 22-vjeçar të kreut të komunës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore, ndërsa nga veprimet e para hetimore rezultoi se lënda plasëse është vendosur mbi sipërfaqen e tokës dhe si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti. Më konkretisht janë dëmtuar pjesa e prapme e mbrapakolpit dhe stopat, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz. Mësohet se policia ka marrë në pyetje kryekomunarin dhe familjarët e tjerë, për të zbardhur ngjarjen dhe për zbuluar autorët e këtij akti. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", kryekomunari Faz Shabaj, baba i 3 fëmijëve, tregon se në momentin e ngjarjes, për shkak edhe të fushatës elektorale, nuk ka qenë në banesë, ndërsa deklaron se është një akt i pastër terrorist dhe politik. 64-vjeçari, përfaqësues vendor i Partisë Demokratike, e lidh ngjarjen me fushatën elektorale dhe me kohën e gjatë që ai ndodhet në këtë detyrë, pasi është kryetar i komunës Postribë prej vitit 1992.
Zoti Shabaj, ku ishit ju kur ndodhi ngjarja?
Në momentin që ndodhi ngjarja unë nuk isha në shtëpi, kam qenë në Velipojë. Lajmin e mora vesh nga im bir, i cili më mori në telefon menjëherë dhe më tregoi se në oborrin e shtëpisë kishte ndodhur një shpërthim. Kam mbërritur shumë shpejt në shtëpi dhe aty gjeta policinë, e cila kishte nisur punën.
A pati dëme në banesën tuaj nga shpërthimi?
Dëme materiale kishte, por fatmirësisht nuk kishte të lënduar tek familjarët e mi. Ka pasur më shumë panik, jo vetëm tek familjarët e mi, por edhe tek fqinjët, të cilët ishin tronditur shumë.
Sipas jush, cili ka qenë motivi apo shkaku i hedhjes së tritolit?
Për mua është një akt i pastër terrorist dhe politik. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë konflikt apo problem me askënd, ndaj jam i bindur se kjo ngjarje ka lidhje me politikën. Unë jam përfaqësues i Partisë Demokratike që në vitin 1991. Jam kryetar komune që në vitin 1992, jam në mandatin e gjashtë si kryetar komune. Sikur të kisha konflikte, nuk do të isha votuar nga bashkëfshatarët e mi. Është fushatë zgjedhore dhe mbase kanë menduar të bëjnë ndonjë kërcënim. Është e pafalshme që të bëhen akte të tilla terroriste. Policia të zbardhë sa më shpejt ngjarjen.
Si e ka konsideruar ngjarjen policia? A është afër zbardhjes së saj?
Policia nuk ka bërë asnjë deklarim mbi autorët e mundshëm. Nga hetimet e deritanishme mësohet se lënda plasëse është hedhur nga avllia, nga muri i jashtëm në oborr, afër makinës së djalit tim. Mendoj se edhe policia do ta ketë shumë të vështirë të përcaktojë autorët, pasi ngjarja ka ndodhur natën vonë.
Gjatë kësaj periudhe, a keni pasur mesazhe kërcënimi apo diçka të ngjashme në lidhje me politikën?
Nuk kam pasur kërcënime nga askush, sepse kanë frikë të identifikohen. Është kjo arsyeja që kanë vepruar natën, për t'u fshehur.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)