Fushata zgjedhore, bregdeti braktiset nga pushuesit
DURRES - Moti i paqëndrueshëm dhe fushata elektorale lënë “bosh” plazhin e Durrësit. 15-ditëshi i parë i qershorit ka zhgënjyer të gjithë operatorët që merren me turizëm. Restorantet, hotelet, pastiçeritë, njësitë e tjera të shërbimeve pothuajse janë bosh, pavarësisht çmimeve të pandryshuara. Dy javë pas hapjes zyrtarisht të sezonit turistik, operatorët e biznesit në plazhin më të madh të vendit, në Durrës, janë bërë me “dhimbje koke”. Ata shprehen se prenotimet ende nuk kanë nisur, ndërsa numri i pushuesve në plazh është sa në një fundjavë marsi. “Jemi shumë të zhgënjyer. Aktualisht dhomat janë bosh, por më e keqja është se nuk ka prenotime as në dy javët në vijim. Jemi në mes të qershorit dhe ende nuk kemi nisur punë, pasi nuk kanë nisur të vijnë pushuesit. Situata këtë sezon veror është më e keqe se një vit më parë. Mbase kjo situatë është krijuar për shkak të zgjedhjeve që do të bëhen më 23 qershor ose dhe nga moti i paqëndrueshëm”, - u shpreh dje, pronari i një restoranti buzë rrugës nacionale, me origjinë nga Maqedonia.
HOTELIERET
Hotelet përgjatë bregdetit të Durrësit kanë hapur dyert, mirëpo as 10% e dhomave të tyre nuk janë zënë, ndërsa një vit më parë kërkesat ishin më të mëdha, aq sa pronarët rritën edhe çmimin e tyre. “Është krizë e vërtetë. Situata si në këtë sezon nuk ka qenë asnjëherë më parë. Një dhomë hoteli, nga 30-50 euro nata, këtë sezon veror ka rënë në 15 euro. E me gjithë uljen e çmimit, nuk ka asnjë prenotim për 20 dhomat, në ditët në vijim”, - pohoi njëri prej pronarëve të hoteleve përgjatë bregdetit. “Nuk kanë ardhur pushues as nga Kosova dhe as nga Maqedonia. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur sivjet. Nëse situata vijon të jetë e tillë, atëherë turizmi ka falimentuar. Vitet e tjera, gjatë qershorit punonim me kapacitet të lartë. Aktualisht nuk ka punë as në hotel dhe as në restorant. Nuk e dimë as kush janë shkaktarët e kë-saj situate”, - tha një tjetër biznesmen, i cili e ka marrë me qira aktivitetin për tre muajt e sezonit veror.
AGJENCITE E UDHETIMEVE
Përgjatë zonës së plazhit, janë me dhjetëra agjenci turistike, të linjave të autobusëve Durrës-Prishtinë, dhe me qytetet e tjera të Kosovës. Përfaqësues të këtyre agjencive pohuan se ky sezon është më i keqi për ta. “Nëse një vit më parë thonim se ka 50% më pak prenotime për në Durrës, sivjet nuk ka fare prenotime. Nuk e dimë kur do të vijnë pushuesit. Në këtë periudhë, autobusët punonin me kapacitet të plotë për linjën e Durrësit. Këtë vit ka rënie të theksuar dhe nuk e dimë arsyen”, - tha përfaqësuesja e një agjencie udhëtimi.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)