E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ben Blushi, siguron dy helikopterë e dy traktorë

27/01/2005  

Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në Shkodër

Ben Blushi, siguron dy helikopterë e dy traktorë

Në Shkodër dje për t’u njohur me gjendjen aktuale, ka qenë ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi.

Pasi është njohur me gjendjen e vështirë, ministri bëri të ditur se kishte kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes për vënien në dispozicion të dy helikopterëve dhe të mjeteve të transportit me zinxhirë, për të ndihmuar në nxjerrjen e zonave të bllokuara nga situata e vështirë.

Duke u bazuar edhe te ligji i emergjencës është lëvruar një fond paraprak, për të krijuar disa mundësi më shumë për lëvizjen e Shtabit të Emergjencës, blerje karburanti, marrje me qira të mjeteve nga firma private si dhe blerjen e sasive të domosdoshme të ushqimeve për të plotësuar nevojat e zonave në emergjencë, bëri të ditur Blushi.

Në përfundim, ministri Blushi, i shoqëruar nga prefekti Hasanaj dhe kryetari i Qarkut Shkodër, Lorenc Luka, është nisur në drejtim të Pukës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›