E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasil Hila në gjykatë bashkë 4 të pandehur për pronat

27/01/2005  

Ish-kreu i Kthimit dhe Kompensimit të pronave

DURRES - Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të

Durrësit seanca e parë e gjykimit ndaj pesë anëtarëve të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave në Durrës të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni. Të pranishëm në seancën e gjykimit kanë qenë katër nga pesë të akuzuarit dhe kjo ka bërë që

seanca të shtyhet për t’u zhvilluar më muajin shkurt.

Ndërsa kryetari i këtij komisioni, Vasil Hila, është marrë në hetim në gjendje arresti në burg që prej prillit të vitit të kaluar, katër të akuzuar të tjerë janë thirrur si të pandehur dhe gjykohen fillimisht në gjendje të lirë nga togat e zeza, të kryesuar nga gjyqtari Ndue Gjura. Madje, emrat e të pandehurve Anila Rrapi, Selman Hysa, Servet Gaba dhe Seit Spahiu janë bërë të ditur vetëm në seancën e djeshme që janë përfshirë në gjykimin nga drejtësia për të njëjtin proces që gjykohet edhe ish-kryetari i komisionit

Hila.

Akuza

Prokuroria e Durrësit ka nisur një vit më parë hetimet për një sërë vendimesh që ka marrë komisioni i drejtuar në vitin 2002 nga Vasil Hila. Akuza ka vendosur të shqyrtojë 89 vendime të nënshkruara gjatë vitit 2002 si dhe ka përgatitur dosjen, duke akuzuar për pabazueshmëri ligjore në marrjen e vendimeve kryetarin e komisionit dhe katër anëtarë të tjerë, mes të cilëve edhe juristen e komisionit Anila Rrapi. Fakti që administratori i shkollës jopublike “Mihal Ikonomi” në Durrës, Vasil Hila, kishte vizë amerikane ka shtyrë prokurorinë e Durrësit të kërkojë në masën e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj tij atë të

arrestit në burg. Kryeprokurori i Durrësit, Ferdinad Elezi, i cili ka vendosur të jetë përfaqësues i prokurorisë në këtë gjykim, e ka akuzuar Hilën për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe mitmarrje për periudhën kur Hila kryesonte komisionin. Para gjykatës, prokurori ka paraqitur prova materiale që justifikojnë urdhrin për arrestimin e Hilës si dhe procedimin penal në gjendje të lirë të katër anëtarëve të tjerë të këtij komisioni. Ndër dokumentet e

përfshira në këtë dosje janë deklarimi nga prefektura e Durrësit i pavlefshmërisë së dy vendimeve të datës 11.6.2002; lista emërore e kompensimeve të bërë jashtë

procesverbalit të mbajtur nga komisioni i kthim e

kompensimit të pronave; të gjitha procesverbalet e mledhjeve të komisionit si dhe një deklaratë e një personi që vërteton se ka dhënë ryshfet për kthim të paligjshëm prone. Të gjitha këto e kanë rënduar pozicionin e Hilës dhe, pavarësisht se mbrojtja në seancën e vlerësimit të sigurisë ka kërkuar atë të gjykimit të Hilës në gjendje të lirë, kanë shtyrë trupin gjykues të mbajë prapa hekurave ish-kryetarin e komisionit të pronave në Durrës.

“Do të marr edhe 30

të tjerë në qeli”

Në kohën e arrestimit të Hilës, operacioni i cili është

kryer më 1 prill 2004 dhe në fshehtësi, mësohet se Vasil Hila ka deklaruar se nuk do të jetë i vetëm në qeli për sa ai akuzohet. Ndonëse pohime të tilla janë bërë në kohën që ai është futur në furgonin e policisë dhe nuk janë dëshmuar para drejtësisë, të afërm të Hilës kanë pohuar se Vasil Hila nuk ka qenë i vetëm në nëshkrimin e vendimeve të kthimit dhe kompensimit të pronave. Sipas tyre, për të gjitha rastet komisioni ka pasur të arkivuar dokumente nga Zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme si dhe të

tjera shkresa të Bashkisë së Durrësit, ku deklarohet

sipërfaqja e lirë, kryesisht në vijën bregdetare e dhënë më pas nga ky komision për kompensim pronarësh. Madje, pikërisht në këtë kohë në Durrës u fol edhe për arrestime të tjera të mundshme edhe të funskionarëve të disa administratave që lidhen me shqyrtimin e dosjes së këtij komisioni. Në të njëjtën kohë vet kryertari i Bashkisë së Durrësit, Lefter Koka, sapo ka marrë mandatin e drejtimit të bashkisë në tetor 2004, ka depozituar në prokurorinë e Durrësit një dosje pikërisht për abuzmet që janë bërë në

dhënien e lejeve të ndërtimit, lejeve për sheshe si dhe kompensime të trojeve e tokave në mënyrë të jashtëligjshme. Kreu i bashkisë ka deklaruar se në denoncimin e tij ka shumë emra të pushtetarëve e deputetëve si dhe këshilltarë të këshillit të bashkisë së Durrësit të implikuar në veprime të kundërligjshme.

Nën akuzë

Vasil Hila

Anila Rrapi

Selman Hysa

Servet Gaba

Seit Spahiu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›