E Diel, 1 Nëntor 2026

Ende asnjë situatë alarmante

27/01/2005  

Burimet spitalore nuk konfirmojnë situatë alarmi për shëndetin e popullatës së bllokuar nga dëbora. Sipas tyre, deri më dje ka patur në fshatin Shkinak, të komunës së Qajës, dy të sëmurë kronik, që nuk paraqesin rrezik për jetën, por që kërkojnë shërbim spitalor të kualifikuar, gjë e cila për situatën e krijuar nga dëbora është i pamundur transporti i tyre për në Kukës. Në spitalin e qytetit të Kukës nuk është paraqitur asnjë kërkesë për ndihmë mjekësore si dhe gjendja dhe numri i të sëmurëve është në statistika normale. Ndërkohë dje është dhënë apel nga shtabi i emergjencës pranë prefekturës si dhe sektori i policisë rrugore të Kukësit që automjetet të reduktojnë në maksimum lëvizjet e tyre, qoftë edhe me zinxhirë, pavarësisht rrugëve të kalueshme për të evituar aksidentet, deri në zbutjen e motit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›