Regjistrimi i popullsisë si breshka
27/01/2005
FIER - Procesi i verifikimit të shtetasve, në Qarkun e Fierit, po ecën me ritme shumë të ngadalta. Ky fakt përbën një shqetësim edhe për drejtuesit e pushtetit qendror, të cilët e rendisin Qarkun e Fierit më të prapambeturin. Për këtë arsye është zhvilluar një takim në prefekturë me koordinatorët e qeverisjes vendore. Prefektja e Qarkut Fier, Rajmonda Stefa, tërhoqi vëmendjen dje për komunat Cakran, Mbrostar, Levan, Dushk si dhe për bashkinë e Fierit, Roskovecit, Lushnjës dhe Ballshit, të cilat, sipas saj, nuk po i kushtojnë vëmendjen e duhur këtij procesi. “Nga regjistrimi i shtetasve, varet dhe e ardhmja e shtetit shqiptar”, pohoi dje numri një i prefekturës së Fierit, Stefa. Ndërkohë që përfaqësuesi i Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe i Decentralizimit, Agron Bufi edhe njëherë tjetër theksoi, se ende nuk është duke u bërë rakordimi i gjendjeve civile me grupet e verifikimit. Janë të shumta problemet e hasura, ku nuk mungojnë edhe mangësitë në listat e deritanishme. Në fund të takimit u la si detyrë për të gjitha grupet e verifikimit të prapambetura në këtë proces, zhvillimi i mëtejshëm i punës me intensitet dhe me cilësi