E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ben Qimja”: Dosja e vrasjes u gjykua njëherë

 

TIRANE – Biznesmeni fierak Arben Isufaj, i njohur edhe si “Ben Qimja”, i akuzuar për “vrasje me paramendim” kërkon nga gjykata pavlefshmëri të akteve të dosjes së tij penale. Kërkesa u bë nga përfaqësuesi ligjor i tij në seancën e djeshme gjyqësore në Gjykatën e Tiranës. Sipas avokatit mbrojtës të Isufajt, ka kërkuar pavlefshmëri të akteve dhe pushimin e çështjes. Kërkesë kjo, sipas avokatit, e mbështetur në faktin se çështja e vrasjes së Pirro Koçiut është gjykuar njëherë. Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për në datën 9 qershor, për t’i dhënë kohën e mjaftueshme përfaqësuesve të akuzës për përgatitjen e argumenteve të tyre për këtë kërkesë. Dosja në ngarkim të Isufajt mbërriti në gjykatën e kryeqytetit në ditët e fundit të muajit prill. Ai akuzohet nga prokuroria për vrasjen e Pirro Koçiut në 12 gusht të vitit 2002 në rrugën “Him Kolli” në Tiranë. Sipas prokurorisë, ngjarja ka pasur 3 autorë. Për këtë ngjarje u dënuar me 21 vjet burg Fatlum Kadia në viti 2008, për të cilin u faktua pjesëmarrja në vrasje. Ndërsa po këtë vit Isufaj u arrestua, si një prej autorëve të tjerë të ngjarjes.               ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›