Zv.ministrja e Kulturës padi Akademisë së Arteve
TIRANE - Pedagogia e arteve, njëkohësisht zëvendësministrja e Kulturës, Suzana Turku, padit në gjykatë Akademinë e Arteve të Bukura. Padia e zëvendësministres ka shkuar në drejtim të Fakultetit të Muzikës, prej nga ku ajo është "pushuar" pak kohë më parë. Me anë të padisë, dirigjentja Turku kërkon shfuqizimin e aktit administrativ që "zhvesh" atë nga detyra e mësimdhënies, si edhe dëmshpërblim me pagën e 1 viti e 2 muajsh. Kërkesë-padia e numrit dy të MTKRS-së është regjistruar pak ditë më parë në gjykatën e kryeqytetit. Dje shorti elektronik i kësaj gjykate përzgjodhi gjyqtarin Agron Zhukri si gjyqtarin që do të shqyrtojë këtë kërkesë-padi. Në ditët e ardhshme pritet të caktohet data e seancës së parë kur do të nisë shqyrtimi gjyqësor. Kërkesë-padia e dirigjentes së njohur Zana Turku, vinte përpara "përgjegjësisë" Fakultetin e Muzikës të Akademisë së Arteve të Bukura. a.b