E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr flakë autobusi i linjës uzina “Dinamo”-Sharrë

TIRANE – Një prej autobusëve të linjës uzina “Dinamo”-Sharrë në Tiranë u përfshi dje nga flakët në mënyrë të papritur. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, kur mjeti i transportit publik ndodhej në afërsi të zonës së “21 Dhjetorit”. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes sqaruan se origjina e flakëve ishte pjesa te motori i mjetit, ndërsa më pas zjarri është përhapur në pjesë të tjera të autobusit, duke e përfshirë të gjithin. Udhëtarët janë përfshirë nga paniku, megjithëse asnjë prej tyre nuk pësoi dëmtime për shkak se pasagjerët kanë dalë nga dyert e autobusit para se të rrezikoheshin nga flakët. Menjëherë pas lajmërimit për ngjarjen, shërbimet e policisë dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Zjarrfikëset kanë shuar zjarrin, ndërsa policia menjëherë filloi hetimet. Sipas verifikimeve të para mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë një defekt në qarkun elektrik të autobusit, i cili ka shkaktuar shkëndija të cilat më pas sollën flakët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›