E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ben Qimja” së shpejti në gjykim, akuzohet për vrasje

Çështja penale në ngarkim te te pandehurit Arben Isufaj i njohur si "Ben Qimja", do të shqyrtohet nga një trup gjykues që, ka për drejtues gjyqtaren Fatmira Hajdari. Isufaj u arrestua një vit më parë nen akuzen e vrasjes 

TIRANË- Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, këto ditë do të nisë procesi ndaj shtetasit Arben Isufaj, i njohur me nofkën "Ben Qimja", i cili akuzohet për vrasje në vitin 2002 në Tiranë.
Çështja penale në ngarkim të tij, do të shqyrtohet nga një trup gjykues që, ka për drejtues gjyqtaren Fatmira Hajdari. Ndaj të pandehurit Arben Isufaj rëndon akuza për "vrasje në bashkëpunim" dhe "mbajtje pa lejë të armëve luftarake".
Isufaj dyshohet për vrasjen me armë zjarri për hakmarrje të shtetasit Pirro Koçiu, pasditen e 12 gushtit të vitit 2002 në rrugën "Him Kolli", në Tiranë. Sipas të dhënave të hetimit, shtetasi Pirro Koçiu mendohet se i ka vrarë të pandehurit babain e tij disa vite më parë në Fier.
Isufaj u arrestua një vit më parë në një operacion të policisë së Tiranës. Gjatë ballafaqimit me hetuesit e çështjes ai, mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës së ngritur ndaj tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›