E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bendtner: Golat rezultat i pozicionit


Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, thotë se përmirësimi i rekordit të tij shënues është si rezultat i ndërrimit të pozicionit.

Bendtner ka marrë rolin e sulmuesit të qendrës në mungesë të Robin Van Persiet. Sipas tij, kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në golat që shënon.

"Që nga dëmtimi im më është dashur kohë të rikthehem plotësisht dhe duket se tani jam rehatuar. Po luaj në rolin tim të preferuar si sulmues, jo në të djathtë siç kam bërë në fillim të sezonit, para lëndimit".

"Mendoj se kjo ka dhënë shumë gola për mua. Nëse do ta kisha shënuar çdo gol që kam humbur ndaj Burnleyt, atëherë golat e mi do të ishin dyfish më shumë se ndeshjet që kam luajtur", ka thënë Bendtner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›