E Shtunë, 31 Tetor 2026

çmimet "Pulitzer", për herë të parë u vlerësua një faqe interneti


Gazetaria dhe fjala e shkruar , ashtu sikundër është bërë traditë mori vlerësimet e saj për vitin që lamë pas. Në qytetin e Nju Jorkut u ndanë çmimet e famshme "Pulitzer" dhe surprizat nuk munguan. Risia e vlerësimeve të këtij viti ishte fakti se për herë të parë u vlerësua një artikull i botuar në një shërbim informativ jofitimprurës on-line.
Kështu, me çmimin prestigjoz u vlerësua gazetari Sheri Fink i faqes informative të internetit "ProPublica" për artikullin mbi uraganin "Katrina". Katër çmime shkuan për prestigjozen "Washington Post", njëri prej të cilëve i takoi gazetarit Antoni Shadid mbi një artikull për luftën e Irakut. Ndërkohë, një vlerësim më pak mori "Neë York Times", mes të cilëve ra në sy shkrimi i gazetarit Majkëll Mos mbi produktet e mishit të ndotur dhe ai i Met Riçtel mbi automjetet difektoze dhe rrezikun e celularëve.
Met Riçtel e fitoi çmimin "Pulitzer" në kategorinë e lajmeve ndërkombëtare.
Me "Pulitzer" u vlerësua edhe stafi i "Seattle Times" që lidhej me zbardhjen e paanshme dhe objektive të vrasjes së katër policëve në një bar të qytetit të Siatëllit. Gazeta "Seattle Times" e fitoi këtë çmim në kategorinë e lajmeve "breaking neës".
çmimi "Pulitzer" jepet nga departamenti i fakultetit të gazetarisë në universitetin e Kolumbias. çmimet shpërndahen përherë në muajin prill. Këtë çmim prestigjoz në fushën e gazetarisë e ka themeluar gazetarin e famshëm amerikan, me prejardhje hungareze, Joseph Pulitzer. çmimi i parë "Pulitzer" është dhënë në vitin 1917.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›